VMRO-DPMNE kërkonte zgjedhje të reja dhe me të gjitha forcat ka penguar dhënien e mandatit

Roli i VMRO-DPMNE-së në kontaminimin e "drurit te helmuar" është padyshim një i madh. Foto: ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së.

По неуспехот на лидерот на ВМРО-ДПМНЕ, Никола Груевски, до 29.01.2017 година да состави парламентарно мнозинство и нова влада, партијата постојано инсистираше на уште едни вонредни парламентарни избори, отфрлајќи ја практично можноста некој друг освен ВМРО-ДПМНЕ – Груевски, да состави влада

Pas mossuksesit të liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, që të krijoj shumicën parlamentare dhe qeverinë e re, partia vazhdimisht insiston edhe në zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme, duke hedhur poshtë praktikisht mundësin e ndonjë partie tjetër përveç VMRO-DPMNE-së të formoj qeverinë

 

Prej kur presidenti Gjorgje Ivanov ia ndau mandatin për përbërje të Qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, anëtar i Komiteti Ekzekutues (KE) i VMRO-DPMNE-së, deputeti Nikolla Todorov, kishe konferencë për shtyp, mes tjerash, deklaroi:

Përderisa Zoran Zaev mblidhe guxim dhe më herët ndikohej nga platforma e Tiranës, Republika e Maqedonisë nuk duhej që të kalonte këto muaj në krizën politike. Përderisa Zoran Zaev më herët jepte siguri të cilat i kërkontë Presidenti Gjrogje Ivanov, deri më tani do të ishin zhbllokuar të gjithë proceset dhe do të kishim zgjedhje lokale. Marrja e sotme e mandatit është vetëm një fryt i helmuar i drurit të helmuar. 

[Burimi: Sitell (nga minuta 1,01, deri te minuta 1,25 e videos ), Data: 17.05.2017]

  

ARSYETIM:

Deklarata e sipërpërmendur e anëtarit të KE të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorv është e pavërtetë.

Faktet flasin se VMRO-DPMNE që në fund të janarit të vitit 2017 e këndej, më saktë prej kur nuk arrit marrëveshje me BDI-në për formimin e qeverisë së re, gjatë gjithë kohës përmende tezën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe me veprimtarinë e vet e zhvaste dhënien e mandatit nga ana e Ivanovit, ndërsa ngjarjet kulmin arrijnë me incidentin e përgjakur në Kuvend me 27 prill të vitit 2017. Andaj, në këtë kuptim, roli i VMRO-DPMNE-së në kontaminimin e “drurit të helmuar” (siç thotë Todorv”,  është i madh.

Pas mossuksesit të liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, deri me 29.01.2017 që të formojë shumicë parlamentare dhe qeveri të re, partia me 30.01.2017 doli me kumtesë në të cilën thuhet se zgjedhja e vetme janë zgjedhjet e reja parlamentare:

VMRO-DPMNE së bashku me koalicioni Për një Maqedoni më të mirë si fitues i zgjedhjeve të fundit i cili mori mbështetje më të madhe nga qytetarët dhe mori numrin më të madh të votave dhe deputetëve, vlerëson se formimi i Qeverisë duhet të jetë në funksion të mbylljes së krizës politike, dhe jo të thellimit të saj dhe vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve të reja është zgjedhje e matur, ndërsa në funksion të tejkalimit të krizës dhe vendosjes së reformave me prioritet në plan të parë. 

 Çdo vendim tjetër do të çoj deri te një konflikt i ri dhe probleme të reja në një shoqëri që vetëm se është e përçarë dhe nuk do të jetë në funksion të mbajtjes dhe realizmit të të programit. 

Prej atëherë partia vazhdimisht bisedonte se dalja në zgjedhje të reja, duke hedhur praktikisht mundësin se ndonjë tjetër përveç VMRO-DPMNE-së – Gruevskit të përbëj qeverinë. Këtu do të përmendin disa kumtesa dhe deklarata të dhëna në atë formë:

Me 31 janar të vitit 2017 VMRO-DPMNE kërkoi sqarim “nëse SHBA-të dhe  BE  kërkojnë që Maqedonia të mos ketë zgjedhje të reja parlamentare. Në lidhje me këtë nga partia dolën me kumtesën në të cilën, mes tjerash, thuhet:

Një ditë pasi VMRO-DPMNE doli publikisht se situata në Maqedoni është mjaftueshëm e pjekur, Ambasada e SHBA-ve gjatë përgjigjes së pyetjes se gazetarit ju bëri thirrje partive që të vazhdojnë bisedimet për formimin e qeverisë se re…

Me 17.02.2017 anëtari i KE, deputeti Ilija Dimovski deklaroi:

Zgjidhja më racionale për atë që na ndodh tani është organizimi i zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Me 19.03.2017 Gruevski në intervistë për televizionin “Kanall 5”, duke komentuar situatën politike aktuale thotë se si parti kanë ofruar dy zgjedhje për dalje nga kriza politike. Një janë zgjedhjet reja dhe të shpejta parlamentare së bashku me ato loklae, përderisa zgjidhja tjetër është formimi i qeverisë pakicë. Përgjatë asaj thekson:

Në një prej anketave të cilat i kemi realizuar, mbi 70 përqind e qytetarëve të cilët janë më nacionalitet maqedonas vlerësojnë se duhet që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, kjo do të thotë se edhe shumë njerëz të cilët e mbështetin LSDM-në janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Andaj aty Zoran Zaev mund që të prezantojë platformën e tij, le të prezantojë binacionalitetin dhe të gjithë punët të cilat vijnë pas saj, siç është binacionalizimi, dhe të ngjashme. Ai le të dal para qytetarëve dhe nëse ata ia japin mbështetjen në rregull, për këtë them së dalja nga kriza janë zgjedhjet parlamentare të parakohshme. 

Me 27.03.2017 deputeti Ilija Dimovski në intervistë për Sitell thotë:

Propozimi ynë për dalje nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 

Me 20.04.2017 VMRO-DPMNE doli me kumtesë në të cilën thotë:

Populli kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare që t’i tregojë LSDM-së se si duhet Maqedonia

Me 23.04.2017 nga partia kumtuan:

VMRO-DPMNE thërret LSDM-në që të del në zgjedhje lokale të cilat do të mbaheshin së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare 

Me 01.05.2017 pas takimit të Gruevskit me zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euro-Azi, Hojt Brajan Ji, nga VMRO-DPMNE dërguan kumtesën në të cilën, mes tjerash thuhet:

Nga ana e VMRO-DMPNE-së u theksua se mënyra më e mirë dhe më e shpejtë e daljes nga kriza politike është realizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet e rregullta lokale. 

Me 16.05.2017, një ditë para se Ivanov të ia jep mandatin Zaevit nga VMRO-DPMNE dolën me kumtesë në të cilën thonë se:

LSDM duhet që të ballafaqohet me qytetarët dhe të shohë çka mendon populli për politikën e saj destruktive. 

Nëse ekziston së paku guxim, ndershmëri dhe përgjegjësi ndaj popullit të vet, LSDM do të pajtohej që në tetor së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare me të njëjtën kosto. 

Nga deklaratat e theksuara dhe kumtesat (por ka edhe të tjera) të dhëna në periudhën e kaluar qartë shihet se VMRO-DPMNE insiston në mbajtjen edhe njëherë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe aspak nuk dëshiron që të mendoj se LSDM, gjegjësisht Zaev, mund që të bëj qeveri.

Kështu që, deklaratën e Todorovit, në të cilën thotë se Zaev është dashur që më herët që t’i vendos kufij Presidentit Ivanov dhe të kufizohet nga e ashtu quajtura Platforma e Tiranës, me çka Maqedonia nuk do të duhej që të përjetojë këto muaj në krizë dhe deri më tani do të ishin ç’bllokuar të gjithë institucionet,  e vlerësojmë si të pavërtetë. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.