VMRO-DPMNE: Kërkimi i të dhënave

Futja e rregullës së rreptë, sipas të cilës organet administrative vetë do të kërkojnë të dhëna nga regjistrat zyrtarë dhe nuk do të kërkojnë nga qytetarët të dorëzojnë të dhëna që ruhen në regjistra zyrtarë. Me këtë masë do të futet sistemi një-sportel në kuptimin e vërtetë të fjalës. Gradualisht do të investohet në teknologji informatike, me qëllim që të gjitha institucionet të lidhen dhe të gjitha informatat e nevojshme t’i marrin me këmbim të informatave në mënyrë elektronike. Bartës: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Buxheti: 2,75 milionë euro. [Afati: 2011 – janar 2014]

Arsyetim:

Sipas Ministrisë për shoqëri informatike dhe administrate, kanë filluar aktivitetet pilot të cilat i përfshijnë këto institucione: Ministrinë për punë të brendshme, Agjencinë për kadastër të patundshmërive, Ministrinë për financa – Drejtorinë për të hyra publike, Ministrinë për financa – Drejtorinë për dogana, Ministrinë për shëndetësi – Fondin për sigurim shëndetësor, Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë dhe Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë. [Аzhurnuar më: 10.11.2011]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.