VMRO-DPMNE: Kartelë elektronike shëndetësore

Me kartelën elektronike shëndetësore do të zëvendësohet libreza prej letre dhe kartonat e kaltërt. Personat e siguruar dhe firmat nuk do të kenë nevojë të vijnë te njësitë rajonale të FSSHM-së. Bartës: Ministria për shëndetësi dhe FSSHM-ja. [Afati: 2012]

Arsyetimi:

Sipas informatave nga mediumet, prej ditës së enjte (19.07.2012) do të fillojë dhënia e kartelave elektronike shëndetësore, të cilat pritet të hyjnë në funksion në fillim të vitit të ardhshëm.

Kartelat elektronike do të kushtojnë 250 denarë, gjegjësisht 100 denarë për pensionistët me pension neto deri në 15.000 denarë, për prindërit e vetëm dhe fëmijët e mitur pa kujdes prindëror. Kartela do të jetë pa pagesë për shfrytëzuesit e ndihmës sociale. Në rast se e humbin kartelën ose nëse dëshirojnë të marrin kartelë të re për shkak të dëmtimit të të vjetrës, personat e siguruar do të duhet të paguajnë njësoj sikur për të re, ndërsa zhbllokimi i saj, në qoftë se tre herë e futni gаbimisht kodin, do të kushtojë 100 denarë.

Nëpërmjet kartelës elektronike qytetarët do të kenë qasje edhe për të parë se a u janë paguar me kohë kontributet për sigurim shëndetësor. [Azhurnuar më: 19.07.2012]

Zbatimi i kartelave elektronike shëndetësore filloi më 1 nëntor 2012. Edhe përkundër paralajmërimeve të Ministrisë për shëndetësi, se prej 1 nëntorit të gjithë ata që nuk do të kenë kartela elektronike shëndetësore nuk do të mund të marrin kartona shëndetësorë, kartonat e kaltër u dhanë edhe në muajin nëntor. Në ueb-faqen e Fondit për sigurim shëndetësor mund të gjenden udhëzime për paraqitje dhe marrje të kartelës shëndetësore, si dhe formulari të cilin duhet ta mbushin personat e siguruar.

Linke:

Vlerësuar nga: Natalija Peshiq

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.