VMRO-DPMNE: Kalimi më i shpejtë në doganë
Drejtoria e doganave do të realizojë një hulumtim me të cilin do të matet koha që u duhet transportuesve për kalim në vendkalimet kufitare dhe efikasiteti në punës i ekipeve doganore. Do të identifikohen ekipet më të mira, ndërsa për të tjerët do të sigurohet trajnim plotësues. Në bazë të analizave, çdo çerekviti do të bëhet zgjedhja e terminalit më të mirë doganor kufitar, ku në afat më të shkurtër kryhen procedurat doganore për import dhe eksport. Ky rangim do të ndihmojë të identifikohen terminalet ku procedurat doganore zgjasin më gjatë dhe do të ndërmerren masa përkatëse për shpejtimin e punës së tyre dhe përmirësimin e kalimit të mallrave dhe njerëzve. Afati: shtator 2008.
Arsyetim:
Zgjedhja e parë e këtillë e ekipit më të mirë është bërë në çerekun qershor -shtator 2008, ndërsa kriteret janë vendosur po atë vit, ndërsa në Gazetën e Drejtorisë doganore shpallen emrat e fituesve.
Linke
- Drejtoria doganore e RM-së. (04.2009). E përvjetshmja 2008: Raporti i punës së drejtorisë doganore për vitin 2008 (pdf). [Qasur më: 25.05.2011.]
- Drejtoria doganore e RM-së. (06.2009). Dogana: Gazeta e Drejtorisë doganore të RM-së, nr. 11 (pdf). [Qasur më: 25.05.2011.]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari