VMRO-DPMNE: Inspektorat shtetëror për punë

Në periudhën e ardhshme: Do të vazhdojmë me mbikëqyrje të koordinuar, dinamike dhe profesionale të inspektimit, si të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me inspektorate dhe organe të tjera shtetërore; Do të vazhdojmë me harmonizimin e legjislacionit me legjislacionin evropian, me qëllim të avancimit të të drejtave dhe detyrimeve të punëdhënësve dhe të punëtorëve; Do të krijojmë një bazë me të dhëna për përcjellje kualitative, profesionale dhe të azhurnuar të punëdhënësve dhe të punëtorëve nga fusha e marrëdhënieve të punës dhe e sigurisë dhe shëndetit në punë. [Afati: 2011]

Arsyetim:

Ky premtim mund të konsiderohet si pjesërisht i realizuar. Janë miratuar ndryshime dhe plotësime në Ligjin për marrëdhëniet e punës dhe në Ligjin për siguri dhe shëndet në punë. Nga ana tjetër, nuk ekzistojnë informata që janë në dispozicion publik se është krijuar ndonjë bazë me të dhëna për përcjellje kualitative, profesionale dhe të azhurnuar të punëdhënësve dhe të punëtorëve nga fusha e marrëdhënieve të punës dhe e sigurisë dhe shëndetit në punë. [Аzhurnuar më: 25.04.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.