VMRO-DPMNE: Hekurudhë deri në Kavadar

Me ndërtimin e këtij aksi hekurudhor me gjatësi prej 6 kilometrash, prej Gradskos-Shivecit në drejtim Kavadarit, do të mundësihet lidhja e qytetit të Kavadarit me linjë ekzistuese hekurudhore. Gjithashtu, do të mundësohet transport më efikas dhe thjeshtësim i punës së kompanive të vogla si “IGM Kavadarci” dhe të tjera, që do t’i zvogëlojë në mënyrë të konsiderueshme harxhimet e kompanive për transport, e poashtu do të krijohet mundësi për tërheqjen e investimeve të reja. Planifikohet që mjetet të sigurohen nëpërmjet partneritetit public-privat. Pritet që marrëveshja për partneritet publik-privat të nënshkruhet nga fund i vitit 2012, ndërsa realizimi i projektit do të zgjasë 4 vjet. [Afati: qershor 2013 – qershor 2016]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.