VMRO-DPMNE: Fermë ere në Bogdanc

VMRO-DPMNE në periudhën e ardhshme katërvjeçare do ta realizojë Projektin për ndërtimin e fermës së parë të erës, e cila do të vendoset në afërsi të Bogdancit. Është paraparë që ferma e erës të ketë fuqi të përgjithshme të instaluar prej rreth 37 MW, duke instaluar 15-17 turbina të erës, secila me fuqi individuale ndërmjet 2 dhe 3 MW. Prodhimi i pritur i energjisë elektrike që mund të ripërtrihet dhe që është më e pranueshme në aspekt ekologjik, duhet të jetë mbi 100 GWh në vit, që përafërsisht paraqet energji të mjaftueshme elektrike për mbi 65.000 qytetarë të Maqedonisë. Tenderi për zgjedhjen e realizuesit të punëve përgatitet të bëhet në qershor të vitit 2011, ndërsa pritet që sasitë e para të energjisë elektrike, ferma t’i japë nga fundi i vitit 2012. [Afati: dhjetor 2012]

Arsyetim:

Për realizimin e këtij investimi, ELEM-i mori kredi nga banka gjermane KFW në lartësi prej 33 milionë eurosh. Në fillim të vitit 2012 u nënshkrua marrëveshje për realizimin e këtij projekti ndërmjet ELEM-it dhe konzorciumit Terna-Simens nga Greqia. Sipas paralajmërimeve të drejtorit të ELEM-it, Vllatko Çingovski, parku i erës do të lëshohet në përdorim në gjysmën e parë të vitit 2013. [Аzhurnuar më: 23.04.2012]

Sipas informatave nga ELEM-i, marrëveshja për realizimin e këtij investimi ka filluar në gusht të vitit 2012, ndërsa afat i përgjithshëm për realizimin e gjithë marrëveshjes është 13 muaj, me atë që turbinat e para duhet të arrijnë në pranverë të vitit 2013. Edhe përkundër asaj se afati për realizimin e këtij premtimi ka kaluar, kjo fermë akoma nuk i ka prodhuar sasitë e para të energjisë elektrike.

Sipas vlerësimeve të para të ELEM-it, kilovat-orët e para nga parku i elektranave me erë në Bogdanc do të prodhohen në gjysmën e dytë të vitit 2013. Duke pasur parasysh sa ka filluar fillimi i këtij investimi, por ai nuk ka përfunduar në afatin e paraparë, ky premtim vlerësohet si pjesërisht i realizuar. [Аzhurnuar më: 23.01.2013]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.