VMRO-DPMNE: Faktoringu eksportues

Me këtë instrument financiar do t’u mundësohet kompanive që merren me eksport, që kërkesat e tyre për pagesa t’ia shesin Bankës maqedonase për përkrahje të zhvillimit (BMPZH), të zvogëluara për një sasi të caktuar. BMPZH-ja do të jetë në rolin e “Faktorit”, gjegjësisht, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar do t’i marrë përsipër – do t’i blejë kërkesat për pagesa të kreditorit. Para se BMPZH-ja t’i blejë kërkesat për pagesa, eksportuesi do të duhet që fillimisht ato t’i sigurojë te BMPZH-ja. Me implementimin e faktoringut, BMPZH-ja do të kontribuojë për financim më të lehtë afatshkurtër të kompanive për nevojat e tyre aktuale, me çka do të paraqesë një lloj përshpejtuesi të cikleve të biznesit që realizohen në kompanitë që merren me eksport. Përparësitë nga shfrytëzimi i faktoringut nga ana e kompanive/klientëve janë: përmirësimi i qarkullimit të parave të tyre të gatshme, përshpejtimi i cikleve të tyre të biznesit, rritja e kapitalit të tyre qarkullues, sigurimi i rritjes dhe i zhvillimit të biznesit të tyre. Për këtë qëllim do të sigurojmë 4 milionë euro. [Afati: dhjetor 2011]

Arsyetim:

Arsyetim:

Që nga nëntori i vitit 2011, është futur në përdorim instrumenti i ri Bankës Maqedonase, që quhet faktoringu eksportues. Në këtë mënyrë kompanitë vendore që eksportojnë produkte do të mund paratë e eksportit t’i marrin menjëherë.

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovskа

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.