VMRO-DPMNE: Е-pagesa e tatimeve

Për thjeshtësim të procedurave tatimore dhe zvogëlim të harxhimeve administrative dhe kohës së nevojshme për pagim të tatimeve nëpërmjet internetit, përveç shërbimeve për firmat të cilat janë të obliguar të mëdhenj tatimorë , DHP-ja do t’u mundësojë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe personave fizikë që t’i paguajnë tatimet në mënyrë elektronike. Në këtë mënyrë do të eliminohet kontakti i drejtpërdrejt me administratën tatimore dhe do të lehtësohet komunikimi ndërmjet (pjesës më të madhe) të obliguarve tatimorë dhe DHP-së. Të obliguarit e vegjël dhe të mesëm tatimorë do t’i shfrytëzojnë këto shërbime duke filluar nga viti 2008 ndërsa shërbimet për personat fizikë do të  jenë në dispozicion  prej vitit 2010. Afati: viti 2010. Prej janarit 2012 kjo mundësi do të jetë e obligueshme.

Arsyetim:

portalin E-tatime nuk ka opcion të këtillë, ndërsa në Dhënien e llogarisë nga VMRO-DPMNE-ja askund nuk përmendet se është futur në përdorim kjo risi.

Linke:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.