VMRO-DPMNE: Е-Demokracia
Krijimi i një ueb-portali për pjesëmarrjen e qytetarëve në ndërtimin e politikave publike, që do të mundësojë zbatim të teknologjive të informatikës dhe të komunikimit për përmirësimin e proceseve demokratike në vend. Bartës: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Buxheti: 20.000 euro. [Afati: dhjetor 2011]
Arsyetim:
Ueb-portali E-Demokracia u promovua nga ana e ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Ivo Ivanovski, më 14 shkurt 2012. Duke pasur parasysh se realizimi i këtij premtimi duhej bërë deri në fund të dhjetorit të vitit 2011, mund të konstatohet se realizimi i këtij premtimi është bërë me një vonesë prej rreth një muaj e gjysmë. Ueb-portali mund të gjendet në adresën e internetit: www.e-demokratija.mk. [Vlerësuar më: 02.04.2012]
Linke:
- Qeveria e Republikës së Maqedonisë (14.02.2012): MSHIA promovon portalin e ri për e-demokraci për diskutim publik modern. [Qasur më: 02.04.2012]
Sky MK (14.02.2012): Sot do të promovohet portali e-demokracia. [Qasur më: 02.04.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari