VMRO-DPMNE: Burime të rigjenerueshme të energjisë elektrike

Në gjysmën e parë të vitit 2011, publikuam shpallje edhe për 44 hidrocentrale të vogla elektrike me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 28,3 МW. Presim që deri në fund të vitit të nënshkruhen marrëveshjet për realizimin e tyre. Edhe në katër vitet e ardhshme do të vazhdojmë me publikimin e shpalljeve për gjetjen e koncesionerëve, me ç’rast në çdo vit gjatë katër viteve të ardhshme, së paku 40 lokacione plotësuese do t’u ofrohen investuesve të interesuar, gjegjësisht edhe 160 lokacione të tjera për hidrocentrale të vogla elektrike. [Afati: faza e parë 2011, faza e dytë 2015]

Arsyetim:

Sa i përket fazës së parë të projektit, nga 44 hidrocentralet e vogla elektrike, janë nënshkruar marrëveshje për koncesion për vetëm 21 hidrocentrale të reja. Poashtu, duhet theksuar se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve u bë me 19.03.2012, që paraqet vonesë nga afati i premtuar në fillim për realizimin e këtij premtimi, të caktuar për fundin e vitit 2011.

Rezultati: Pjesërisht e realizuar – faza e parë / Hulumtohet faza e dytë e premtimit

[Аzhurnuar më: 09.04.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.