VMRO-DPMNE: Blerja dhe vënia në përdorim e pajisjeve më bashkëkohore mjekësore

Në vitet e ardhshme, në mes tjerash, do të vazhdojë në mënyrë intensive blerja dhe instalimi i pajisjeve më bashkëkohore dhe edukimi i kuadrit në këto institucione:

  • Tre spitalet klinike në Tetovë, Manastir dhe Shtip, të cilat gjatë blerjes do të pajisen me: aparat për tomografi kompjuterike me së paku 64 rreshta për detektim dhe së paku 64 prerje tërthore për procedura themelore neurologjike dhe akute për diagnostifikim, aparat për rezonancë magnetike me fuqi të fushës magnetike prej 1,5Т, litotriptor, angiograf, densiomatës për eshtra, eho-aparate kardiologjike, 4d eho-aparate gjinekologjike, inkubatorë, aparate për anestezi, makina për frymëmarrje mekanike, kabinete gastroskopike dhe endoskopike, karrige kirurgjike, llamba dhe in-instrumente me vlerë të përgjithshme 15.860.000 euro;
  • Aparate për tomografi të kompjuterizuar me së paku 16 rreshta për detektim do të vendosen edhe në spitalet e përgjithshme në Veles, Gostivar, Ohër, Kumanovë, Prilep dhe Strumicë;
  • Në të gjitha spitalet e përgjitshme do të ketë nga një aparat kardiologjik me ultra zë, aparat gjinekologjik 4D me ultrazë dhe aparat radiologjik me ultra zë, së bashku me aparatet për anestezi, monitoring qendror dhe individual, makina për ventilim mekanik (pediatrik dhe për të rritur), kabinet endoskopik dhe instrumentarium kirurgjik;
  • Spitali i ri i qytetit “8 Shtatori” në Shkup do të ketë pajisje të kompletuar që përfshin disa aparate diagnostike, aparate për operacion dhe për intervenim, duke përfshirë edhe aparat për tomografi të kompjuterizuar me së paku 16 rreshta për detektim dhe angiograf me të gjitha llojet e aparateve për eho, me vlerë të përgjithshme prej 6.230.000 еuro;
  • Në Klinikën universitare për radilogji ku është vendosur aparati i llojit më bashkëkohor për tomografi të kompjuterizuar me 128 rreshta për detektim, së bashku me aparat për rezonancë magnetike me fuqi të fushës magnetike prej 1,5Т, sistem për angiografi me detektor digjital për procedura intervenuese diagnostike angiografike, vaskulare, cerebrale dhe periferike, aparate radiologjike për eho dhe mamograf me vlerë të përgjithshme prej mbi 6.000.000 euro;
  • Në Klinikën universitare për kardiologji, ku kanë ardhur angiografë digjitalë për procedura intervenuese kardiologjike dhe vaskulare, makina për frymëmarrje, monitorë dhe aparate për eho me vlerë të përgjithshme prej 2.520.000 euro;
  • Angiograf për diagnostikë dhe intervenime me aparaturë plotësuese kardiologjike në Spitalin për sëmundje kardiovaskulare në Ohër, me vlerë prej 1.210.000 еuro;
  • Në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji investojmë në akseleratorin linear, i cili së bashku me bunkerin për izolim kushton mbi 3.000.000 euro;
  • Në spitalet e përgjithshme në Ohër, Gostivar, Veles, Prilep, Kumanovë dhe Strumicë, përveç panelit standard të pajisjeve kualitative për diagnostikë dhe kirurgji, është duke u vendosur edhe nga një aparat për tomografi të kompjuterizuar me së paku 16 rreshta për detektim me vlerë të përgjithshme të pajisjeve në këto 6 spitale prej 8.400.000 euro;
  • Në 6 spitalet e tjera të përgjithshme në Koçanë, Kavadar, Gjevgjeli, Dibër Strugë dhe Kërçovë, investohet në pajisje si maografë, aparate kardiologjike dhe gjinekologjike për eho, aparate për anestezi, monitorë, sterilizatorë dhe sete endoskopike në vlerë prej 2.300.000 еurosh;
  • Do të pajiset në mënyrë të konsiderueshme edhe Klinika universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” me aparat për tomografi të kompjuterizuar me 64 rreshta për detektim dhe rezonancë magnetike 1,5Т, makina për frymëmarrje, monitorë dhe instrumentarium në vlerë prej 3.933.000 еuro;
  • Do të blihen edhe pajisje më të reja për Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve, e cila më parë nuk është përfshirë në blerje të pajisjeve;
  • Do të ndërtohet dhe do të pajiset edhe TPE-qendra (qendra për tomografi pozitrone emituese) më bashkëkohore, për të cilën është përgatitur projekt ideor, në fazë përfundimtare është projekti kryesor, është siguruar lokacioni për ndërtim, ndërsa është nënshkruar marrëveshja për blerje të Ciklotronit dhe një TPE-kamere. Me këtë Maqedonia do të bëhet TPE-qendër rajonale.

[Afati: shtator 2013]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari