VMRO-DPMNE: Bazë me meta të dhëna për personat juridikë

Do të vazhdojë projekti për krijimin e një baze të vetme me meta të dhëna për personat juridikë. Mbledhja e të dhënave në një bazë të dhënash do të mundësojë këmbim automatik të të dhënave të nevojshme ndërmjet institucioneve shtetërore. Me këtë, do të thjeshtohen në masë të madhe procedurat për marrjen e licencave dhe lejeve, për shkak se një pjesë e të dhënave do të merren në mënyrë elektronike, sipas detyrës zyrtare. Në këtë mënyrë do të zvogëlohet ngarkesa administrative dhe do të shmanget dorëzimi i dyfishtë i të dhënave. [Afati: qershor 2012]

Arsyetim:

Realizimi i këtij projekti, gjegjësisht lëshimi në përdorim i bazës me meta të dhëna është paralajmëruar për fundin e vitit 2013. Afati që është dhënë në premtim si afat i fundit deri kur duhet të përfundojë ky projekt është qershori i vitit 2012. Kjo do të thotë se ky premtim nuk është realizuar brenda afatit të dhënë, gjegjësisht për të ka vetëm paralajmërim se ka filluar të realizohet.

Vërtetim për këtë është edhe Llogaridhënia e Qeverisë së R. të Maqedonisë, ku ky pretim bën pjesë në kategorinë e premtimeve që kanë filluar por që akoma nuk janë përfunduar.

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.