VMRO-DPMNE: Autostrada Shkup – kalimi kufitar Bllacë

ВМРО-ДПМНЕ: Автопат Скопје – граничен премин БлацеMe ndërtimin e këtij aksi rrugor, Shkupi do të lidhet me autostradë me kufirin me Republikën e Kosovës. Ky aks fillon prej Qarkores së Shkupit dhe shkon në drejtim të Kosovës, në Bllacë. Aksi rrugor ka gjatësi të përgjithshme prej 13 kilometrave dhe është pjesë e rrugës kryesore prej Shkupit për në Prishtinë. Gjerësia e përgjithshme e rrugës është paraparë të jetë 27,4 metra edhe atë në dy drejtime me nga dy korsi, në njërin drejtim nga 3,75 metra dhe nga një korsi për ndalje me gjerësi prej 2,5 metrash, si dhe një korsi ndarëse ndërmjet dy drejtimeve. Vlera e përgjithshme e projektit është 69 milionë euro. Ndërtimi i këtij aksi rrugor është pjesë e projektit për dhënie të rrugëve nën koncesion. Në qoftë se procedura për koncesion me të cilën është përfshirë edhe ky aks rrugor nuk kryhet me sukses, gjegjësisht nëse nuk ka oferta të mira financiare, për ndërtimin e këtyre akseve rrugore do të kërkohen mënyra alternative për financim. [Afati për ndërtim: 2013 – 2018]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.