VMRO-DPMNE: Akua-park në kuadër të QS “Boris Trajkovski”

Në kuadër të Qendrës sportive “Boris Trajkovski”, në mënyrë të pavarur ose me partneritet publik-privat do të ndërtojmë një akua-park të qytetit, me përmbajtje zbavitëse në ujë, ku do të mundësojmë argëtim për të gjitha gjeneratat edhe gjatë periudhës së verës. Ky park do të vendoset pranë pishinës së renovuar në Karposh dhe së bashku do të paraqesin një tërësi. [Afati: 2013]

Arsyetim:

Është përgatitur studimi i fizibilitetit dhe projekti ideor, sipas të cilit do të ndërtohet Akua-parku në kuadër të QS “Boris Trajkovski”.  [Аzhurnuar më: 20.12.2011]

Sipas informatave më të reja, është përgatitur projekti kryesor dhe ai për realizimin e akua-parkut. Realizuesi i projekti do të zgjidhet më 15 maj. Sipas paralajmërimeve, аkua-parku duhet të jetë gati deri më 15 gusht 2012. [Аzhurnuar më: 23.04.2012]

Drejtori i QS-së “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski, paralajmëroi se në dhjetor të vitit 2012 pritet të merret leja për ndërtimin e akua-parkut, dhe pas kësaj menjëherë do të fillohet me ndërtimin që do të duhet të zgjasë rreth 4 muaj. [Аzhurnuar më: 19.11.2012]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.