VMRO-DPMNE: Agjenci për inovacione teknologjike

Për përkrahje institucionale të inovacioneve dhe hulumtimit në Maqedoni, në mënyrë të pavarur ose në kuadër të institucioneve shtetërore, do të formohet Agjencia për teknologji dhe inovacione. Nëpërmjet kësaj agjencie do të kofinancohen projekte hulumtuese që kanë potencial të gjejnë zbatim në kompanitë në Maqedoni, në përputhje me nivelin aktual të zhvillimit teknologjik. Në këtë mënyrë mjetet do të shfrytëzohen vetëm për ato projekte që do të mund të kenë zbatim praktik dhe do ta përmirësojnë konkurrencën e firmave. Në afat të mesëm, me ndryshimin e strukturës së ekonomisë së Maqedonisë do të kofinancohen projekte edhe në lëmi të reja. Аgjencia do të bashkëpunojë me klasterët gjatë identifikimit të kompanive që kanë potencial më të madh për inovacione. Në fazën e mëvonshme të punës së Agjencisë, përveç kofinancimit të inovacioneve teknologjike në sektorin industrial, do të financohen projekte hulumtuese dhe inovacione për zhvillim lokal dhe zhvillim të sektorit të shërbimeve. [Afati: janar 2013]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.