VMRO-DPMNE: 50 terrene për futboll

Ndërtimi i 50 terreneve të futbollit filloi me 16 terrenet në: Prilep 1, Rankovcë, Sveti Nikollë, Manastir 1, Gostivar 1, Gjorçe Petrov, Mogillë, Probishtip, Gradsko, Radovish, Rosoman, Çashkë, Çeshinovë-Obleshevë, Bosillovë, Ilinden, dhe Negotinë. Në çerekun e tretë dhe të katërt të vitit 2008 do të vazhdojmë me ndërtimin e terreneve të tjera të futbollit në këto komuna: Zhelinë, Veles, Gjevgjeli, Vevçani, Kërçovë, Bogovinë, Shtip, Tetovë, Aerodrom 1, Ohër 1, Aerodrom, Butell, Karposh, Manastir 2, Koçanë, Prilep 2, Kratovë, Petrovec, Shuto Orizarë, Zelenikovë, Saraj, Strumicë, Gazi Babë 1, Aerodrom 2, Gazi Babë 2, Оhër 2, Gostivar 2, Kisella Vodë 1, Resnjë, Kumanovë, Kisella Vodë 2, Demi Kapi, Demir Hisar dhe Tearcë. Terrenet do të jenë për trajnime dhe për gara në futboll të madh, për zhvillim të futbollit të të rinjve dhe talentëve, do te kenë drenazhë, reflektorë, zhveshtore dhe tushe, si dhe tribuna të vogla pëpr publik deri më 500 veta. Qëllimi kryesor është formimi i më tepër klubeve dhe i kushte për trajnimin e tyre, si dhe për të nxjerrë talentë të rinj të futbollit. Afati për përfundimin e të gjitha terreneve: 2010.

Arsyetim:

Afati që është dhënë për përfundimin e terreneve nuk është respektuar. Deri tani janë ndërtuar gjysma e terreneve të parapara. Në Dhënien e llogarisë nga VMRO-DPMNE-ja, thuhet se deri tani janë ndërtuar 17 terrenе, 20 janë në fazën përfundimtare, ndërsa të tjerat do të përfundojnë deri në dhjetor të vitit 2011.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.