VMRO-DPMNE: 100 shkolla të reja

Ndërtimi i 100 shkollave të reja në gjithë territorin e vendit, si dhe konvikte studentore në Shtip, Tetovë, dhe në Shkup, sipas parimit të partneritetit publik-privat. Shkollat/konviktet do të ndërtohen me mjete private të investitorëve, me ç’rast shteti/komuna do të paguajë për një periudhë të caktuar kohore për shfrytëzimin e hapësirave (për shembull, 20 vjet), e pastaj objekti kalon në pronësi. Afati: në mënyrë të vazhdueshme deri në vitin 2012.

Arsyetim:

Sipas informatave nga qeveria, gjatë viteve 2008/2009 [Qasur më: 22.05.2011] janë ndërtuar 10 shkolla fillore dhe 2 të mesme. Deri më 17.04.2011, janë ndërtuar 22 shkolla të reja fillore dhe 3 shkolla të reja të mesme [Qasur më: 22.05.2011].

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.