Vlladimir Taleski: Do të ndërtojmë stadium të ri në Manastir

vmro-dpmneDo të ndërtohen tre tribuna të reja, ndërsa do të renovohet tribuna aktuale jugore. Do të ndërtojmë një stadium futbolli të cilin Manastiri nuk e ka pasur që nga Heraklea e deri më sot.  Realizimi i projektit do të fillojë nga data 1 qershor, ndërsa investimet dhe punimet më të mëdha do të bëhen për tribunën veriore e cila kushton rreth 4,5 milion euro, ndërsa vlera e përgjithshme e të gjithë stadiumit është rreth 8 milion euro.  Afati: [fillimi: qershor 2014]

Arsyetim:

 

Në 8 prill të vitit 2014 Kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski promovoi projektin për ndërtimin e stadiumit të ri të futbollit në  „Tumbe Kafe“, ku tha se ndërtimi i tij do fillojë më 1 qershor të vitit 2014. Në prezantimin e përbashkët me zyrën e arkitekturës  „Megaron-inzhenering“-Shkup,  u tha se Manastiri do fitojë një stadium modern për 12.000 spektatorë, me 4 tribuna dhe fusha ndihmëse për lojë, i cili sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s do bëjë pjesë në grupin e stadiumeve të kategorisë të dytë e në të cilin do mund të luajë edhe ekipi kombëtar futbollistik i seniorëve.       [Qasur më: 23.03.2015]

 

Gjatë muajit qershor të vitit 2014 fansat e futbollit nga Manastiri përmes rrjeteve sociale ndërmorën një akcion të quajtur  „Duam stadium në Manastir“,  të cilit iu bashkëngjitën një numër i madh individësh dhe të cilin e mbështetën një numër i madh sportistësh aktiv dhe sportistë të dikurshëm nga i gjithë vendi.    [Qasur më: 23.03.2015]

 

Në fillim të tetorit të vitit 2014 mediet informuan se Komuna e Manastirit ka përgatitur një dokumentacion teknik për ndërtimin dhe renovimin e kompleksit rekreativo-sportiv – Manastir, stadiumit të futbollit për 12.000 spektatorë.   [Qasur më: 23.03.2015]

 

Në fund të muajit tetor të vitit 2014 mediet publikuan se kryetari i komunës së Manastirit, Taleski, dhe kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM) Ilço Gjorgjioski kanë nënshkruar një Marrëveshje, sipas të cilës do të rinovohet fusha e stadiumit në Manastir dhe do të shtrohet bar artificial, e gjithashtu është paraparë vendosje e reflektorëve për ndeshje futbolli që do të mbahen natën. Ky segment i renovimit do kushtojë 800 000 euro, e do të financohet me mjete të siguruara nga UEFA.  [Qasur më: 23.03.2015]

 

Në janar të vitit 2015 mediet informuan se sipas vlerësimeve të fundit të bëra nga komuna e Manastirit stadiumi i këtij qyteti në vend të 12.000 spektatorëve, do zgjerohet dhe mbindërtohet që të mund të pranojë më së shumti deri më 9.907 spektatorë. Është paraparë që kjo vepër të ndërtohet në katër parcela ndërtimore, të cilat janë bëjnë pjesë në planin urbanistik për „Tumbe Kafe Manastir“. Komuna për momentin është në kërkim të një zyre për projektim që do punojë projektin urbanistik arkitektonik. [Qasur më: 23.03.2015]

 

Në 21 mars të vitit 2015 një pjesë e grupit të fansave të Çkembarëve u mblodhën para sallës së sportit në Manastir ku mbahej tubimi i VMRO-DPMNE-së me një parullë ku shkruhej  „Duam stadium në Manastir“. [Qasur më: 23.03.2015]

 

Duke pasur  parasysh këtë që thamë mund të konstatohet se premtimi „Stadium i ri në Manastir“  nuk është realizuar.

 

Shënim:  *Kryetari i komunës së Manastirit qysh në fushatën për mandatin e tij të parë (2009-2013) qytetarëve të Manastirit u premtoi „Renovim të stadiumit të qytetit Tumbe Kafe sipas standardeve evropiane“.

 

Linqe:

 

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.