Vlladimir Peshevski
Mr. Vlladimir Peshevski, zëvendëskryeministër i Qverisë së Maqedonisë
JETA PRIVATE
Ka lindur me 19 qershor të vitit 1970. I martuar, babai i tre fëmijëve.
ARSIMIMI
Në vitin 1993 ka diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Shkup, Univeristeti Shën Kirili dhe Metodij, drejtimi energjetik. Nisë studime për magjistraturë në Fakultetin e Elektroteknikës në Shkup. Pas përfundimit të provimeve në studimet e magjistraturës me mesatare maksimale tani është duke e përgatiti tezën e magjistraturës.
Në vitin 2001 përfundon magjistraturën në administraën e punës në Universitetin e Sheffield-it, Angli – program i City College në Selanik.
Flet gjuhën angleze, ruse dhe sllovene nga rajoni i balkanit.
KARRIERA
Menjëherë pas diplomimit, më 1993, ka filluar karrierën hulumtuese shkencore. Si asistent në Qendrën hulumtuese për teknologji të reja në Akadaeminë Maqedonase të shkencës dhe artit punon në projektet nga fusha e energjetikës, me theks në strategjitë energjetike, sistemin distrubutiv për energji elektrike, burimet e renovueshme dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Nga viti 1996 punon në projektin e USAID-it si konsultues për menaxhimin strategjik dhe financa duke iu dhënë këshilla 50 kompanive maqedonase.
Në vitin 1998 bëhet drejtor gjeneral në SEAF Maqedoni dhe suksesshëm udhëheq me këtë fond ndërkombëtar për investime direkte me fokus në kompanitë private nga Maqedonia.
Në vitin 2006 merr funksionin e Drejtorit të përgjitshëm dhe bëhet partner në SEAF për Ballkanin Jugor. Fond me të cilin deri më tani ka udhëhequr në Serbi dhe Maqedoni, ku ka realizuar investime të shumta. Ai është edhe këshilltari kryesorë investues për tërheqje së investorëve të huaj, disa kopmanive të rajonit me vlerë prej 100 milion euro.
Përvojën e tij të madhe profesionale e përmbush edhe me anëtarësimin në përbërjen e Bordit të drejtorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Maqedoni, anëtarësimi në Këshillin Nacional për Konkurrencë dhe Sipërmarrje, si dhe ligjerues prone në lëndën e Menaxhim Strategjik në periudhën e viteve 2004-2006 në studimet e magjistraturës në Universitetin e Sheffield (programi i City College në Selanik).
KARRIERA POLITIKE
Prej vitit 2009 merr funksionin e zëvendëskryeministrit përgjegjës për pyetjet ekonomike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Bombat
Emri i Vlladimir Peshevski ka qenë i involvuar në besedat e përgjuara. Nga bisedat shihet qartë dhe pa dyshim emri i tij është i përfshirë në negociatat e tenderëve të manipuluar, caktimi i provizioneve të larta…
Kundër Peshevskit deri më tani nuk është ngritur akuzë nga ana e PSP-së.
BURIME
Ueb-faqja e qeverisë së Republikës së Maqedonisë: Vlladimir Peshevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari