Vladimir Taleski

 

Aktor dhe kryetar i Komunës së Manastirit për tre mandate radhazi prej vitit 2005.  Një prej shumë të përmendurve në “bomba”. PSP kërkoi arrest për të për shkak të rastit “Transporter”, në të cilin është edhe i dyshuar.

 

JETA PRIVATE

Vlladimir Taleski ka lindur me 7 mars të vitit 1959. I martuar me Svetllanën, me të cilën ka edhe dy vajza, Marija dhe Aleksandra.

 

ARSIMIMI

Shkollimin e mesëm dhe fillor e ka kryer në Manastir.

Ka diplomuar në Fakultetin Filozofik në Shkup në drejtimin Psikologji në vitin 1977.

Në vitin 1983 ka diplomuar në Fakultetin e artit dramatik në Shkup.

Në vitin 2000 ka specializuar për regji në teatër në Akademinë nacionale të teatrit dhe të filmit në Sofje, Bullgari.

Njeh gjuhën angleze, serbo-kroate dhe bullgare.

 

KARRIERA

Nga diplomimi i tij deri në zgjedhjen e tij si kryetar i Komunës së Manastirit vitin 2005, ka punuar si aktor në teatrin popullor të Manastirit ku ka punuar në vepra dhe role të autorëve më të mëdhej botëror dhe vendas siç janë Shekspir, Sofokliu, Goran Stefanovski, Anton Panov, Jordan Plevnesh dhe shumë të tjerë.

 

 

KARRIERA POLITIKE

Nga vitit 2005 kryen funksionin e kryetarit të Komunës së Manastirit, tani më në mandatin e tretë.

 

Bombat

Vlladimir Taleskit shumë shpesh i është përmendur emri si kryetar i komunës së Manastirit,në “bombat” e publikuara nga opozita. Nga bisedat e përgjuara ka induksione për përfshirjen e tij dhe keqpërdorimin e pozitës.

Në prill të vitit 2016, Prokuroria Speciale Publike (PSP) hapi rastin “Transporter” në të cilin i dyshuar është Taleski dhe të punësuarit të komunë për korrupsion në transportin e studentëve nga shkollat fillore deri te ato të mesme në Manastir me çmim 10 herë më të lartë nga ai real. PSP ka llogaritur se Taleski ka dëmtuar buxhetin e komunës për 360.000 euro dhe ka kërkuar arrestimin e kryetarit.

Gjykata në procedurën e mëparshme të vitit 2016 i caktoi 30 ditë arrest shtëpiak Taleski, në të cilin ai gjendet prej 20 qershorit të vitit 2016. Ai parashtroi ankesë për masën e caktuar.

 

BURIME

vladimirtaleski.mk: Biografia

Orbis: Arresti shtëpiak për Taleskin në duar e Gjykatës së Apelit (22 qershor 2016)

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.