Virusi “Nipah” nuk është i ri por eksziston nga viti 1999 si dhe OBSh-ja nuk ka paralajmëruar pandemi të re

As Organizata Botërore e Shëndetësisë as ekspertë të kësaj organizate nuk kanë alarmuar për shpërndarjen në mënyrë pandemike të një virusi i cili quhet “Nipah”. Lajmi të cilin e recensojmë dezinformon duke u thirrur në espertë joekzistues ndërkaq një virus të vjetër nga viti 1999 e quan si “të ri” vetëm për hir të sensacionalizmit. Hera e fundit kur ka pasur “shpërthim” të këtij virusi, edhe atë me gjithsej 19 raste, ka qenë në verën e vitit 2018 në Indi, shkruan Portalb.mk.

“Një virus me origjinë nga lakuriqët e natës i cili ënjt trurin, i ka marrë jetën një 12 vjecari e ka shqetësuar së tepërmi mjekët që thonë se kjo sëmundje e re është “tmerrësisht infektuese” shkruan në lajmin që e recensojmë.

E para, virusi me origjinë nga lakuriqët e natës i cili shpërndahet nga kafshët si lakuriqi natës apo derri nuk është “virus i ri” siç paraqitet në këtë dezinformatë, por së pari herë ai u paraqit në vitin 1999 në Malajzi në një fermë të derrave, që atëherë, nuk ka të paraqitura raste në Malajzi të këtij virusi.

Më pas, ky virus u paraqit në Bangladesh në vitin 2001 si dhe në periudha të ndryshme prania e këtij virusi është detektuar në Indinë lindore, hera e fundit ishte në vitin 2008, ku u paraqitën gjithsej 19 raste me këtë virus, nga të cilët 17 ndërruan jetë, në Kerala.

Disa nga shtetet që potencialisht janë në rrezik nga ky virus, për shkak të ekzistencës së specieve të cilat mund të jenë bartëse të virusit, gjegjësisht një lloji të lakuriqit të natës dhe derrave, edhe atë Kambodia, Ghana, Indonezia, Madagaskari, Filipines dhe Tajlanda.

“Ekspertët druhen se sëmundja në fjalë mund të kthehet në një pandemi tjetër, të cilin e cilësojnë si “ E madhja fare”. Fëmija u infektua në Kerala të Indisë” shkruan lajmi që e recensojmë.

Cilët ekspertë? Jo, nuk është e vërtetë që ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë alarmuar për një gjë të tillë, aq më pak që këtë virus e kanë quajtur si e keqja e më e madhe.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndjek me kujdes mundësinë e shpërndarjes së këtij virusi në shtetet me risk të lartë, të cilat i përmendëm më lartë, OBSh-ja ka klasifikuar këtë virus si “virus shqetësues” për ndonjë epidemi të mundshme në të ardhmen.

Gjithsesi, ky virus nuk është aq shpërndarës sa janë disa viruse tjera. “Ka pasur shpërndarës të mëdhenj të Nipah që kanë infektuar shumë njerëz”, tha mjeku Luby.”Por, shkalla e transmetueshmërisë është më e ulët se një person për infeksion” shtoi ai.

“Gjithsesi, secilën herë që një person është i infektuar, virusi është në një stad që selekton adaptimin te humanët dhe transmetueshmërinë. Rreziku ekziston për një variant të ri që është më shpërndarës nga njeriu te njeriu, që do të nxiste një shpërthim të mundshëm. Rreth 70% e të infektuarve me këtë virus vdesin” tha mjeku Luby për NPR.

“Zyrtarët indianë kanë nisur një hetim mbi rastin dhe bënë thirrje që të mos përhapet panik” shkruan në lajmin që e recensojmë.

Edhe pse ky “gazetar” citon autoritetet indiane për mos pasjen e nevojës të përhapjes së panikut në lidhje me këtë virus, ai nuk vepron sipas tyre por përhap panik të panevojshëm në mediet në gjuhën shqipe.

Personi në këtë lajm, virusin “Nipah” e prezanton si një “pandemi” e re e cila është duke ardhur dhe si “e keqja më e madhe”, theksojmë se ky virus nuk ka përmasa epidemike as pandemike deri në këto momente.

Një sëmundje e përhapur endemike me një numër stabil të njerëzve të infektuar nuk është pandemi. Me fjalën pandemi kuptohet përhapja një sëmundje e cila i kalon kufitë e shteteve dhe kontinenteve. Në krahasim nga epidemia Pandemia nuk është e kufizuar në në një pjesë të caktuar. Një pandemi është një epidemi e një sëmundje infektive që është përhapur në një rajon të madh, për shembull në kontinente të shumta ose në të gjithë botën, duke prekur një numër të konsiderueshëm të njerëzve.

Çka është virusi “Nipah”?

Virusi “nipah” është zonotik, që do të thotë, transmetohet nga kafshët tek njerëzit, por gjithashtu mund të transmetohet nga ushqimi i kontaminuar apor drejtpërdrejt nga njerëzit.

Në personat e infektuar, ky virus mund të shkaktojë simptome të ndryshme, edhe atë, nga raste simptomatike të sëmundjes deri te rastet respiratorore të cilat në të shumtën e rasteve sipas përqindjes të mortalitetit nga ky virus, përfundojnë me vdekje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkalla e vdekshmërisë nga virusi “Nipah” është e lartë, edhe atë nga 40 deri në 75 për qind.

Sidoqoftë, nuk është e vërtetë se Organizata Botërore e Shëndetësisë aktualisht ka alarmuar për mundësinë e shpërndarjes së këtij virusi nëpër botë, herën e fundit kur ka ndodhur kjo ka qenë në vitin 2018 pas infektimit të disa personave në Indi, që atëherë, nuk ka mesazhe apo alarme të tilla.

Cilat janë simptomet?

Infeksionet te njerëzit variojnë nga asimptomatik deri te infeksionet respiratore të cilat mund të jenë të lehta por edhe të përfundojnë me vdekje.

Personat e nfektuar me virusin “Nipah” kanë simptome si ethe, kokëdhimbje, dhimbje të muskujve, vjellje dhe dhimbje të fytit. Këtyre simptomave mund të ju shtohen si lodhja, marramendja, përgjumje, shenja neurologjike etj. Disa njerëz gjithashtu kanë pneumoni atipike dhe disa probleme respiratore.

Periudha e intubimit (nga infektimi deri në shfaqjen e simptomave) esohet të jetë nga 4 deri në 14 ditë. Gjithsesi, më herët është raportuar rast i periudhës së intubimit deri në 45 ditë.

Për në fund, është e saktë se virusi “Nipah” është i rrezikshëm, megjithatë, deri në këto momente nuk ka nevojë për panik siç shpërndahet përmes këtij lajmi si dhe dezinformata duke cituar “ekspertë” jo ekzistues për shkak se nuk ka shpërndarje të këtij virusi aktualisht në botë, ritheksojmë se, hera e fundit kur ka pasur diçka të tillë ka qenë në verën e 2018 edhe atë në Indi, që atëherë, OBSh-ja ndjek çdo hap të këtij virusi.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.