Video të krijuara me inteligjencë artificiale e paraqesin Tel Avivin si të “shkatërruar”
Verifikimi i materialeve filmike nga zonat e shkatërruara, i kryer nga “Vërtetmatësi”, tregon se shumica e tyre nuk janë autentike, por janë krijuar me inteligjencë artificiale.
Po bëjmë recensimin e një postimi në rrjetin social Facebook, në të cilin shpërndahet një material filmik që gjoja paraqet pamje nga bombardimi i Tel Avivit në Izrael, nga ana e Iranit. Në pjesën e dytë të videos paraqiten fragmente nga rrënoja dhe zona të shkatërruara në zona të populluara, ndërsa në përshkrim thuhet:
Megjithatë, verifikimi i materialeve filmike nga zonat e shkatërruara, i kryer nga “Vërtetmatës”, tregon se një pjesë e tyre nuk janë autentike, por janë krijuar me inteligjencë artificiale.
Kështu, në sekondën e 20-të të videos mund të vërehet një material që tregon ndërtesa të shkatërruara, i cili synon ta bindë shikuesin se është xhiruar me dron, nga një perspektivë ajrore.
Pamjet konkrete përmbajnë edhe një mbishkrim në gjuhën arabe në këndin e sipërm djathtas me tekstin “Tel Aviv”. Për këtë video të veçantë (në sekondën e 20-të të postimit që po e recensojmë), verifikuesit e fakteve nga “France-Press” kanë shkruar se videoja është shpërndarë në Instagram që para se të fillonte përshkallëzimi i fundit i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, më saktë më 28 maj.
Përveç kësaj, ajo përmban edhe një sërë shenjash që tregojnë se është krijuar me inteligjencë artificiale.
Nëse videoja shikohet me më shumë detaje, ka shenja të qarta që tregon se është krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Për shembull, në klipin e parë, dy makina që i afrohen njëra-tjetrës në një kryqëzim në formë T, në këndin e sipërm majtas, duket se bashkohen në një të vetme. Edhe makinat e tjera në video bëhen të paqarta (të mjegullta) gjatë lëvizjes, shkruajnë verifikuesit e fakteve nga “Full Fact”.
Edhe verifikuesit e fakteve të “Dojçe Velle” kanë identifikuar pika kritike në video që tregojnë se ajo nuk është autentike, por është krijuar me mjete të inteligjencës artificiale.
Edhe klipi që në postimin që po e recensojmë paraqitet në sekondën e 14-të, është po ashtu i krijuar me inteligjencë artificiale.
Ky video i publikuar nga agjencia iraniane e lajmeve “Fars”, e cila është e afërt me Gardën Revolucionare, pretendon se paraqet Tel Avivin pas një lufte 12-ditore me Iranin. Megjithatë, klipi është gjeneruar me inteligjencë artificiale dhe nuk është i besueshëm. Më herët, i njëjti ishte publikuar në TikTok nga një përdorues që krijon materiale video me inteligjencë artificiale, ka shkruar në “X” (ish-Twitter) Shayan Sardarizadeh, gazetar i shërbimit të verifikimit të fakteve të “BBC Verify”.
Pjesa e videos që paraqitet në sekondën e 18-të të postimit që po e recensojmë, është në fakt një fragment nga një material i publikuar nga një përdorues që shpërndan përmbajtje të krijuar me inteligjencë artificiale.
Dëshmi që tregon se videoja nuk është autentike është versioni i saj më i gjatë, të cilin mund ta shihni këtu, ku duket se në pjesën qendrore të rrugës ku lëvizin automjetet, ato zhduken papritur.
View this post on Instagram
I vetmi material filmik i besueshëm është ai me rrënojat, në sekondën e 13-të të postimit që po e recensojmë, i paraqitur në këtë link.
Duke u bazuar në të gjitha faktet e përmendura më sipër, postimi që po recensojmë e vlerësojmë si të pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari