“Vërtetmatës”-i bëri verifikimin e fakteve në duelin parazgjedhor

 

Të premten më 12 prill 2019, ekipi i “Vërtetmatës”-it mori pjesë në xhirimin e duelit televiziv midis tre kandidatëve presidencialë, që u zhvillua me rastin e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti dhe që u transmetua të njëjtën mbrëmje në Programin e parë të “Televizionit të Maqedonisë”.

Në bashkëpunim me organizatorin e duelit televiziv, IDEAOK, u arrit marrëveshje që ekipi i “Vërtetmatës”-it të bëjë analiza në të cilat u verifikuan faktet në deklaratat e kandidatëve presidencialë, me ç’rast ato publikoheshin gjatë duelit televiziv dhe votuesit kishin mundësi ta mësojnë të vërtetën e tyre, përderisa ato emetoheshin në ekranet televizive.

U bënë 6 verifikime të fakteve dhe ato u përkthyen edhe në gjuhën shqipe. Versionet në gjuhën shqipe të artikujve u transmetuan nga ueb-faqja informative “Portalb”, të cilën, sikurse edhe “Vërtetmatës”-in, e boton Fondacioni “Metamorfozis”. Përveç kësaj, artikujt u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

Kjo është hera e parë gjatë fushatës parazgjedhore që dueli televiziv i kundërshtarëve politikë t’i nënshtrohet verifikimit të fakteve, rezultatet e të cilit emetoheshin në momentin kur publiku i dëgjonte dhe i shikonte deklaratat e tyre në ekranet televizive. Fakti që dueli televiziv nuk u transmetua drejtpërdrejtë (“live”), por me transmetim të vonuar prej 8 orësh, u mundësoi verifikuesve të fakteve nga “Vërtetmatës”-i që të bëjnë verifikime të shpejta, por të plota të deklaratave problematike të dhëna nga pjesëmarrësit.

Ekipi i “Vërtetmatës”-it edhe në të ardhmen do të përpiqet të jetë i pranishëm në debatet e këtilla zgjedhore ndërmjet kundërshtarëve politikë, të sigurojë verifikim objektiv dhe metodologjik të fakteve dhe rezultatet e tij t’ua prezantojë votuesve në momentin kur ato do të transmetohen në ekranet e vogla.

  1. Edhe mjetet e riinvestuara janë investime
  2. Ambienti ekonomik nuk është “zero” – deklarata e Gordana Silljanovska-Davkova përsërit dezinformatën
  3. Siljanovska do të garojë për presidente të “Republikës së Maqedonisë”, ndërsa do të betohet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë Veriore!

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.