Veçeri, Siteli publikuan dezinformatë se Greqia ndaloi hyrjen për banorët e komunave të Maqedonisë me numrin më të madh të të infektuarve

[Recension: GREQIA NDALOI HYRJEN për komunat numrin më të madh të të infektuarve në Maqedoni – mes tyre Tetova dhe Çairi]

 

Linku deri te artikulli origjinal: GREQIA NDALOI HYRJEN për komunat numrin më të madh të të infektuarve në Maqedoni – mes tyre Tetova dhe Çairi

Data dhe koha e publikimit: 3.6.2020

Data e recensionit: 3.6.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

Recensojmë një tekst që pretendon se banorëve të komunave me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, u është ndaluar hyrja në Greqi, dhe në mesin e tyre përmenden edhe banorët e Tetovës, Çairit, Sarajit, Butelit, Haraçinës, por edhe të disa komunave të tjera ku virusi është përhapur.

Ky informacion nuk është i saktë. Ministria e Jashtme Greke ka një komunikatë zyrtare në ueb-faqen e saj dhe në të nuk përmendet asgjë në lidhje me kufizimet për qytetarët e Maqedonisë nga komunat e përmendura në tekstin e recensuar.

Në të thuhet se burimi është Ministria e Jashtme Greke, por vetë komunikata duket shumë e dyshimtë, me tre të katërtat e stemës së institucionit dhe i ngjan një fotomontazhi. Kufijtë nga ana greke nuk janë të hapur as për banorët e vendeve në Maqedoni që kanë zero të infektuar. Megjithatë, përkthimi i fjalëpërfjalshëm i tekstit nga greqishtja në shqip është:

“Ministria Greke e Punëve të Jashtme i njofton shërbimet kufitare se deri më 1 korrik ndalohet hyrja në Greqi për banorët e Tetovës, Çairit, Sarajt, Butelit, Haraçinës, Likovës, Kumanovës, Tearcës, Studeniçanit dhe Shuto Orizares”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme Greke.

Nuk është bërë asnjë përpjekje për ta konfirmuar ose mohuar zyrtarisht informacionin dhe ai është publikuar i pa verifikuar.

Teksti pretendon se Greqia nuk dëshiron të rrezikojë në prag të sezonit të verës dhe vendosi ta parandalojë përhapjen e koronavirusit në territorin e saj, ndryshe nga autoritetet maqedonase që nuk e bënë këtë. Nuk është konsultuar as Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë për ta verifikuar informacionin kryesor në tekst. Përndryshe, një ndalim i tillë i mundshëm i udhëtimit i lëshuar nga autoritetet e një vendi, i cili do të zbatohej vetëm për qytetarët që jetojnë në një pjesë të territorit të një vendi tjetër, do ta shkelte Marrëveshjen ETIAS midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Përveç lajmit të recensuar, të publikuar në ueb-faqen e “Veçer”-it, lajmi u publikua edhe në ueb-faqen e televizionit Sitel.

Por, prej aty u tërhoq shpejt, siç tregon edhe kjo pamje e ekranit (screenshot), edhe atë pa asnjë shpjegim.

Më vonë gjatë ditës, të njëjtën gjë e bëri edhe ueb-faqja e “Veçer”-it, pa publikuar korrigjim dhe pa kërkuar falje nga lexuesit.

Mirëpo, kjo nuk ka penguar që dezinformata e këtillë të arrijë në vend të parë në faqen kryesore të agreguesve të lajmeve të njohura, siç është Time.mk dhe kështu të arrijë një numër të konsiderueshëm shikimesh dhe leximesh.

“Lajmi” i rremë si lajm “kryesor” në ballinën e Time.mk. Klikoni për version më të madh.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë në Facebook dhe në Twitter e demantoi këtë informacion. Ata, me dëshirën për të reaguar sa më shpejt, shkruan vetëm shkurt: “Lajm i rremë”.

Me informacione shtesë në të cilat thuhet se nuk ka ndalime shtesë për udhëtimin e qytetarëve të Maqedonisë në Greqi, u paraqit edhe korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Përveç “Veçer”-it dhe “TV Sitel”-it, këtë dezinformatë e ka publikuar edhe “Republika” dhe Pressing (të dy mediat janë pronë e kompanisë me kapital hungarez, “Prva Republika DOO” Shkup), si dhe “24 info”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.