Vazhdon rikonstruimi i shkollës fillore “Lirija” në Çair
Premtim: Rikonstruktimi i shkollës fillore “Lirija” (buxheti: 16,193,510,00 denarë)
[Burimi: Programi parazgjedhor i kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu; Data: tetor 2017]
ARSYETIM:
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në programin parazgjedhor me të cilin doli në zgjedhjet lokale (tetor 2017), “Kontrata“, faqe 38, premtoi rikonstruktim të shkollës fillore “Lirija”. Ky premtim i kryetarit të Komunës Ganiu është “duke u realizuar”.
Me 18 korrik të këtij viti (2019), nga Komuna Çair u komunikua se kryetari i Komunës ka kryer inspektim se si zhvillohet rinovimi i shkollës “Lirija”:
Komuna e Çairit shfrytëzon pushimin veror të nxënësve për renovimin e shkollave fillore. Ganiu inspekton punimet e renovimit në SH.F. Liria
Periudhën e pushimit veror po e shfrytëzojmë në maksimum për renovimin e shkollave tona fillore që në fillimin e vitit të ri shkollor, shkollat të mirëpresin nxënësit e tyre në kushte më cilësore për vijimin e procesit edukativo-arsimor.
Inspektova sot nga afër punimet që po zhvillohen në Shkollën Fillore “Liria” së bashku me drejtorin Talat Sadiku, ku po bëjmë renovimin e palestrës sportive, lyerjen e tërësishme të shkollës, renovimin e dyshemesë në hyrje të saj, zëvendësimin e dyerve të dëmtuara dhe vendosjen e ndriçimit të ri.
Me 17 shtator shkollën fillore e vizituan kryetari Ganiu dhe Ministri për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi:
Me këtë rast në komunikatën e Komunës Çair thuhet:
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi vazhdojnë koordinimin dhe punën për përmirësimin e infrastrukturës së shkollave fillore në Komunën e Çairit. Kësaj radhe në partneritet me donatorin Eftinija Impex, u realizua renovimi i hapësirave të Shkollës Fillore “Liria”.
Ganiu dhe Ademi përgëzuan ish drejtorin e kësaj shkolle z. Talat Sadiku dhe drejtoreshën e re znj. Teuta Idrizi për angazhimin e tyre për mbarëvajtjen e procesit cilësor të arsimit dhe udhëheqësisë së shkollës i uruan shumë mbarësi dhe përkrahje në sfidat e reja të punës.
Detajet e renovimit të realizuar dhe punët në rrjedhë e sipër:
– Renovimi i palestrës për lëndën e Arsimit Fizik dhe shëndetësor – 420 M2 (renovimi i parketit, lyerja, rregullimi i ndriçimit, ndërrimi i dyerve të hyrjeve dhe zhveshtoreve).
– Renovimi i dyshemesë në korridoret e katit të parë dhe të dytë me një sipërfaqe prej 300 M2.
– Ndërrimi i dyerve hyrëse të shkollës dhe dyerve të korridoreve në dy katet.
– Ndërrimi i dyerve të klasave në katin e parë – gjithsej 26 dyer
– Lyerja e mureve të korridoreve në katin e parë dhe korridorit lart.
– Renovimi i tërësishëm i dy klasave (dysheme, lyerje, izolim).
– Rregullimi i ndriçimit në shkollë.
Në rrjedhë e sipër janë
– Rregullimi i tërësishëm i toaleteve të shkollës
– Rregullimi i gardhit mbrojtës të oborrit
– Rregullimi i fasadës (pjesës së jashtme të shkollës).
Sipas këtyre informacioneve, premtimi i kryetarit të Komunës Çair, Ganiu, për rikonstruktimin e shkollës fillore “Lirija”, e vlerësojmë si “duke u realizuar”.
BURIME:
- Oфицијална Фејсбук страница на градоначалникот на Чаир, Висар Ганиу – [Проверено на 11.12.2019]
- Општина Чаир – Официјална веб страница 2019 – [Проверено на 11.12.2019]
- Актуале (17.09.2019) – Се реновира објектот на основното училиште “Лирија” – [ Проверено на 11.12.2019]
- Предизборна програма на градоначалникот на Општина Чаир, Висар Ганиу – [ Проверено на 11.12.2019]
Vlerësoi: Drilon Saliu
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari