Vazhdon mbjellja e pemëve dhe gjelbërimi i Karposhit
I japim përparësi mbrojtjes së gjelbërimit dhe krijimit të sipërfaqeve të reja dhe parqeve në Karposh
[Burimi: Programi zgjedhor i Stefan Bogoev për zgjedhjet lokale 2017 – “Jetë në Karposh për të gjithë” (faqe 12), data: tetor 2017]
ARSYETIM:
Në fushatën për zgjedhje lokale (tetor 2017), kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, në atë kohë anëtari i LSDM-së për të parin e Komunës, premtoi kujdes për gjelbërimin dhe krijimin e sipërfaqeve të reja të gjelbra dhe parqeve në Karposh. Ky premtim i Bogoev është dhënë në fillim të programit të tij zgjedhor “Jetë në Karposh! Për të gjithë”, në pjesën ku flitet për “Politikat e reja të kryetarit të komunës! (faqe 12), dhe realizimi i tij është “duke u realizuar”.
Në periudhën e kaluar prej ardhjes në qeverinë lokale (prej tetorit të vitit 2017 – e këtej), në disa raste kishe aksione për mbjelljen e drunjve dhe rregullime hotrikultuore në më shumë lokacione në Komunë, ndërsa janë gjelbëruar edhe një pjesë e oborreve shkollore dhe sipërfaqe të rrafshëta. Informacione dhe fotografi për atë se në Karposh zhvillohen aktivitete për rritjen e gjelbërimit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor u publikuan në mediume dhe në ueb-faqen e Komunës Karposh, këtu do të theksojmë disa.
Kështu për shembull, në maj të vitit të kaluar (2018) nga Komuna Karposh informuan për gjelbërimin pranveror dhe zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbra në më tepër lokacione. Në atë kohë u mbollën lule të reja dhe shkurre dekorative te Karposh 2, në zonën urbane “Peco Bozhinovski-Koço” (përball shtëpisë së studentëve “Goce Dellçev”), shesh “Delfina” në Vllae, zona në Bardovcë dhe në unazën në mes rrugëve “Varshavska” dhe “Pariska”.
Me 10 dhjetor të vitit të kaluar nga Komuna Karposh komunikuan se në suaza të aksionit më të madh ekologjik u mbollën rreth 200 drunj të ri:
Vetëqeverisja lokale pasuroi fondin e drunjve në territorin e vet me shumë drunj cilësor dhe shumëvjeçarë të llojeve frashër, panjë, bagrem, lip, si dhe gjelbërim të përhershëm dhe bimë zbukuruese shumëvjeçare të tipit lavender.
Duke nisur nga sheshi Delfina në lagjen Vllae, shërbimet komunale ripërtin gjelbërimin në më shumë lokacione në lagjet Taftalixhe 1 dhe 2, në Karposh 3 dhe 4, ndërsa u mbollën drunj të ri edhe rreth restorantit të qumështit në U.Z. “Vllado Taevski”, rreth sheshit te Fakulteti Pedagogjik dhe në sheshin në Bardovci.
Të përmendim edhe atë se në maj të vitit të kaluar banorët e Karposhit reaguan se po priten drunjtë shumëvjeçar, ndërsa nga Komuna u përgjigjën që pushteti lokal nuk ka dhënë urdhër për diçka të tillë, por këtë e ka bërë qyteti, por me kërkesë të banorëve u vendosën gardhe.
Përgjatë prillit të vitit 2019 nga Komuna Karposh informuan se vazhdon aksioni për mbjelljen e drunjve të ri, të rritur (50 drunjë në lagjen Kozle dhe Karposh 4). Po ashtu, nga Komuna komunikuan se në më tepër sipërfaqe publike janë mbjell 30 fidan të rinj – “25 fidan në Nerezi, më saktë te kullat e luftës (Ura e Kombeve të Bashkuara) dhe pesë fidanë në Karposh 1 në sipërfaqen publike mbrapa ndërtesës nr. 59 në rrugën Ruzveltë”.
Në fund të majit nga Komuna Karposh informuan se në suaza të aksionit pranveror janë mbledhur gjithsej 287 drunj të ri të cilësisë së lartë, në më tepër bashkësi urbane: Karposh 1, Karposh 2, Karposh 3, Taftalixhe, Nerezi, Bardovci dhe Kozle.
Janë mbjell disa drunj gjetherënës: frashër, panje, xhinko biloba dhe lip, si dhe me gjelbërim të përhershëm:
Me këtë aksion është finalizuar mbjellja e 287 fidanë.
Nga Komuna komunikuan se në periudhën e fundit janë rregulluar sipërfaqet te Porta Vllae, në Karposh 3, si dhe oborri te kopshti “Majski cvet” (Taftalixhe 2) dhe oborri në kopshtin e ri “Vinozhito” në Bardovci.
Përndryshe, ka mesi i majit të këtij viti kishte edhe një lajm shumë interesant, se janë vjedhur pesë shkurre në Karposh 3. Nga Komuna komunikuan se
Bëhet fjalë për të mbjellura të reja – shkurre të tipit buxus ose gjelbërim, të cilët Komuna Karposh, nga buxheti i vet, më saktë nga mjetet e qytetarëve, i ndau për qëllime hortikulturore të sipërfaqeve Karposh 3, si dhe pjesë të fushatës së re për rritjen sipërfaqeve të gjelbra në Komunë, të cilat vazhdojnë akoma.
Këto ditë, përsëri, (me 31 maj) filloi ndërtimi i parkut të ri me sipërfaqe prej 4000 metra katror, në afërsi të hyrjes së vjetër të parkut të qytetit, nën bulevardin “8 Shtatori”. Si dhe siç komunikuan nga Komuna, deri më tani pjesa e lënë do të gjelbërohet tërësisht:
Në parkun e ri do të ketë drunj të rinj dhe të lulëzuar, barishte dekorative, shkurre, gjelbërim i lartë mbrojtës, lule, llamba. Është paraparë që të ketë edhe hapësirë për lojëra për fëmijë (kopsht fëmijësh), si dhe vend të ndërtuar për kafshë shtëpiake. Në këtë park do të vendoset edhe shporta me shumë funksione, me qëllim të ndarjes së drejtë dhe selektimin e mbeturinave.
Sipas planeve, ndërtimi i parqeve pritet të përfundojë në fillim të gushtit.
Duke pasur parasysh argumentet e lartshënuara nga Komuna, mund të thuhet se realizimi i premtimit të kryetarit Bogoev për “sipërfaqe të reja të gjelbra dhe parqe nëpër Karposh”, është “duke u realizuar”
BURIME:
- Предизборна програма на Стефан Богоев за локалните избори 2017-2020 година – „Живот во Карпош! За сите!“ (стр.12) [Пристапено на 03.06.2019]
- Веб-страница на Општина Карпош (31.05.2019): Започна изведбата на нов парк во Карпош [Пристапено на 03.06.2019]
- Грид.мк (31.05.2019): Почна изведбата на нов парк во Карпош [Пристапено на 03.06.2019]
- Веб-страница на Општина Карпош (22.05.2019): Украдени украсни грмушки од платото во Карпош 3 [Пристапено на 03.06.2019]
- Скопјеинфо (22.05.2019): Украдени украсни грмушки од платото во Карпош 3 [Пристапено на 03.06.2019]
- Веб-страница на Општина Карпош (28.05.2019): Заврши пролетната акцијата за засадување на 287 дрвја
- Веб-страница на Општина Карпош (30.04.2019): Заврши хортикултурното уредување на Порта Влае [Пристапено на 03.06.2019]
- Веб-страница на Општина Карпош (10.12.2018): Нови дрвја за почист воздух во Карпош [Пристапено на 03.06.2019]
- Сител (16.05.2018): Засадени цвеќиња и грмушки на повеќе локации во општина Карпош [Пристапено на 03.06.2019]
- Веб-страница на Општина Карпош (12/04.2019): Засадени се нови дрвја во Карпош [Пристапено на 03.06.2019]
- Веб-страница на Општина Карпош (25.04.2019): Нови триесет јасени во Карпош [Пристапено на 03.06.2019]
- Скопјеинфо (25.04.2019): Нови триесет јасени во Карпош [Пристапено на 03.06.2019]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari