Vasil Pishev

 

Vasil Pishev është lindur me 22 prill të vitit 1965 në familjen e Katerina dhe Atanas Pishev, zotërinjë dhe qytetarë të respektuar. Në Strumicë ka përfunduar shkollimin e mesëm, më pas i çrregullt ka studiuar Menaxhment. Me gruan Gordanën është martuar më 1990. Nga martesa ka dy fëmijë. Vasil Pishev karrierën e tij të biznesit e ka filluar në vitin 1984  duke u marrë fillimisht me mikpritjen por shpejtë veprimtarinë e zgjeron në tregti dhe transport. Në vitin 1997 themeloi kompaninë  njohur AL-MAKS si investim i parë privat GRINFILD në Republikën e Maqedonisë. Shoqëria AL-MAKS prodhon vajin ushqimor “Biser” brend i themeluar në Maqedoni. Në vitin 1992 ka qenë sponsor gjeneral i klubit të futbollit “Tiverija” nga Strumica e cila prej ligës rajonale hynë në ligën e dytë Ndërkombëtare të Futbollit. Mbështetë manifestime të ndryshme kulturore dhe sportive, ndihmon në shoqëritë fetare, investon në zhvillimin lokal përmes mirëmbajtjes së rrugëve dhe urave, jep donacion nëpër shkolla, në furnizimin me ujë lokal, mbështet arsimimin e studentëve me vështirësi ekonomike dhe nxënësit e shkollave të mesme, ndihmon në integrimin në shoqëri të personave me aftësi të kufizuar dhe personave pa prindër. Vasil Pishel është anëtarë i VMRO DPMNE-së dhe aktivisht merr pjesë në punën e të gjitha trupave partiak dhe në të gjithë strukturat partiake. Vasil Pishev është deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë prej qershorit të vitit 2011 deri më sot. Pishev ka qenë kandidat i VMRO DPMNE-së për kryetarë komune në Komunën e Strumicës në zgjedhjet Lokale të vitit 2013. http://www.pisevzastrumica.mk/biografija-na-vasil-pisev/

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.