Vanhojte: Politikanët kanë frikë nga mediumet e pavarura!

Piter Vanhojte para gazetarëve me pas shumë shtytjeve verbale me politikanët e Maqedonisë. Foto:Meta

Наспроти волјата од многу новинари и медиуми за помалку рестриктивност и за засилување на слободниот медиумски простор, искажана во изминатите неколку месеци, клучните политички играчи се плашат да дозволат таков независен простор – Петер Ванхојте

 

Përkundër vullnetit të shumë gazetarëve dhe mediumeve, të shprehur në muajt e fundit, për më pak kufizime dhe më shumë përforcime në hapësirën e lirë mediatike, lojtarët politik kanë frikë që të lejohet një hapësirë e tillë e lirë – Peter Vanhojte 

 

 Shkruan: Teo Bllazhevski

 

Në momentin më kulminant të dilemave nëse do të ketë zgjedhje të krizës politike në Maqedoni apo ajo do të vazhdoj  përgjatë tërë vitit, një pyetje është ende në diskutim, ajo për një fotografi gjithë përfshirëse – mediumet.  Reformat në sferën e mediumeve janë më se të nevojshme si pasojë e presioneve dhe  kërcënimeve në forma të ndryshme ndaj mediumeve dhe gazetarëve me qëndrim kritik, si dhe ngushtim i hapësirës së lirisë së shprehjes. Kjo, përsëri, pamundëson rishikimin e drejtë mbi realizimin, llogaritjet dhe papërgjegjësinë nga ana e të zgjedhurve, dhe me atë edhe një hapësirë të ngushtë për shprehje të vullnetit të lirë ndaj popullit në të gjitha zgjedhjet.

Prej këtu, reformat në media u imponuan si një prej prioriteteve urgjente të cilat janë kërkuar edhe nga BE, që së bashku me SHBA-të janë involvuar në zgjidhjen e krizës politike. Kjo çështje, që në fillim dukej e lehtë për zgjidhje, përsëri ka ngecur në procesin e bisedimeve i cili zhvillohet nën direktivat e lehtësuesit ndërkombëtar Piter Vanhojte. “Vërtetmatësi” kërkoi prej z. Vanhojte t’i dëgjojë të gjitha mendimet për arsyet e ngecjes në këtë fushë dhe të shprehet edhe për perspektivat në gjetjen e përgjigjeve të të gjitha pyetjeve më të rëndësishme, jo vetëm për mediumet.

KONTROLLI MEDIUMEVE ËSHTË MJET PËR KONTROLL TË NJERËZVE

Z. Vanhojte e di se pse pyetja për mediumet është pyetje e komplikuar përgjatë bisedimeve. Ai është i vetëdijshëm se partitë dhe politikanët duan komente pozitive për ato dhe duan djallzimin e e kundërshtarëve politik.

Diskutimi për reformat në mediume ende vazhdon. Shqetësimi kryesorë i BE-së është mungesa e pavarësisë së mediumeve dhe problemet që kanë të bëjnë me efikasitetin dhe pavarësinë e Drejtorisë për audio dhe shërbime audio-vizuele. Partitë politike shpesh nuk duan të binden që mediumet nuk duhet të kontrollohen, sepse ju pëlqen se si publiku jep komente pozitive për to, ndërsa kritika për kundërshtarët. Sido qoftë, në një moment të tillë, kontrolli mbi mediume është një mjet i rëndësishëm për kontrollin e njerëzve,kjo ndodh në ato vende ku pavarësia e mediave është e kufizuar dhe nuk është e mirëseardhur, thotë Vanhojte. 

Duke sqaruar rolin bazik të mediumeve në demokraci dhe çka ndodh kur politika nuk i kupton ato mediume, ndërmjetësuesi vlerëson se kthimi i normalitetit në raste të tilla është shumë i vështirë.

Mediumet duhet të lirohen prej çfarë do lloj presioni dhe të jenë kritikuese. Ato duhet të jenë një lidhëse mes përfaqësuesve politik, veçanërisht të atyre në qeveri dhe qytetarëve, duke ju ndihmuar qytetarëve që prej përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të kërkojnë llogari. Sa më e fuqishme është një parti politike dhe sa më i mirë të jetë e furnizuar me njerëz që do të realizojnë një kontroll efektiv ndaj mediumeve, aq më i vështirë është kthimi nga rruga dhe pranimi i ekzistimit të një lirie të domosdoshme të mediumeve dhe një mjedisi të tillë.   

Sipas tij, botëkuptimet e këtilla të politikanëve në Maqedoni kanë bërë që ky proces të ngec. Vanhojte detekton se partitë politike kryesore, ende nuk janë të gatshme që të ballafaqohen me mediume të lira.

Kjo, në fakt është edhe arsyeja kryesore se përse bisedimet mes partive politike janë jashtëzakonisht të vështira. Përkundër vullnetit të më shumë gazetarëve dhe mediumeve për më pak kufizime dhe më shumë përforcime në hapësirën e lirë mediatike, të shprehur në muajt e fundit, lojtarët politik kyç kanë frikë që të lejohet një hapësirë e tillë e lirë

Përsëri, Vanhojte është optimist. Jo për shkak të vullnetit të partive politike, por për shkak të rëndësisë së kësaj pyetje për lirin e mediumeve dhe lirin e të shprehurit. Ai beson për një zgjidhje të domosdoshme të kësaj pyetje para zgjedhjeve.

Sido që të jetë, shpresojmë se javët në vazhdim – jo pas, por para zgjedhjeve – partitë politike kryesore do të bien dakord për ndryshimet të rëndësishme në sferën e mediumeve. Edhe atë jo vetëm për të siguruar terrenin për lojë dhe të zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike, ashtu siç kërkon opozita, por edhe për të ardhmen e vendit. Mbrojtja dhe promovimi i lirisë së mediumeve do të thotë respektim të një prej vlerave kryesore evropiane që është- liria e të shprehurit dhe krijimi i ndikimit kritik, i domosdoshëm për të afruar vendin në Bashkimin Evropian.  

 

 “ZGJEDHJET JANË QERSHIA MBI TORTËN E CILA MEZI SHIHET”

Domosdoshmërinë e vazhdimit të kryerjes së detyrimeve prej Marrëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhojte, e sheh si arritje në disa sfera, edhe pse është i vetëdijshëm se shumë reforma me prioritet ende nuk janë realizuar ose janë joefektive për arsye të ndryshme.

Në muajt e kaluar si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos pamë përmisime të dukshme në fusha të ndryshme. Por, si do që të jetë, na pret një rrugë e gjatë. Përkrah mediumeve, edhe shumë reforma me prioritet presin. Kontrolli mbi shërbimin mbrojtës është shumë i dobët, si dhe funksionimi i shumë trupave të pavarur, pavarësisht se a vjen prej mungesës së kuadrit, apo për shkak të funksionimit adekuat. Shërbimi publik radio-difuziv, i cili në shumë vende evropiane është në qendër të skenës mediatike, është i pazhvilluar, para së gjithash për shkak të mungesës së financave, që është kusht kryesorë për pavarësi të mediumeve. 

Vanhojte, po ashtu, është shumë i vetëdijshëm se edhe me një marrëveshje të shpejtë për mediume nuk do të arrihet ndryshimi efektiv, nëse merret parasysh 24 prilli si datë për mbajtje të zgjedhjeve. Por, ai është i vetëdijshëm edhe se reformat, përgjithësisht, janë në fillim dhe ende janë të padukshme.

A do të ndryshonte marrëveshja për mediume në ditë në vazhdim diçka në raport me mbajtjen e zgjedhjeve? Sigurisht që, jo. Zgjedhjet duhet të jenë qershia mbi tortë, për shkak të së cilës edhe do të zbatohen reformat e domosdoshme, për fat të keq, edhe pse qershia mund të duket shumë tërheqëse për shumë parti politike, torta është pothuajse e padukshme. Si do qoftë, ende ka kohë që para zgjedhjeve të rregullohen shumë prej prioriteteve të numëruara prej Bashkimit Evropian. Kushti kryesor është që të gjitha partitë të kyçen aktivisht dhe në mënyrë konstruktive në procesin e forcimit të demokracisë, në të cilën çdo votë do të dëgjohet – thotë Vanhojte në gjykimet që i ndau me “Vërtetmatësin”, para ardhjes së euro komisarit Johanes Han në Maqedoni dhe ditën kur kryeministri Nikolla Gruevski dha dorëheqje të kushtëzuar në Parlamentin e RM-së.  

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.