Vaksinimi nuk do t’ua magnetizojë trupin

Фото: Принтскрин

Vaksinimi nuk do ta kthejë trupin tuaj në magnet, sepse nuk ka metale në përbërjen e vaksinave. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thekson se nuk është e vërtetë që vaksinimi do t’ju bëjë magnetik, përfshirë këtu edhe vendin e vaksinimit, pra krahun. Vaksinat kundër Covid-19 nuk përmbajnë përbërës që mund të krijojnë fushë elektromagnetike në vendin e injektimit. Pavarësisht sa video dhe fotografi në internet keni parë të njerëzve që ngjisin lugë, çelësa dhe produkte të tjera metalike në fytyrat e tyre, magnetet nuk funksionojnë në atë mënyrë. Ngjitja e këtyre gjërave mund të jetë për disa arsye që nuk lidhen me vaksinat, të tilla si djersa e njeriut.

 

Postimi që me vetëm një fjali dhe pa ndonjë provë, pretendon se vaksinimi shkakton magnetizëm, është bërë viral në rrjetin social Facebook.

Rritja e magnetizmit të trupit pas vaksinimit, nëpër botë …, thuhet në postim

Kjo një fjali e “përforcuar” me disa fotografi bind përdoruesit e rrjeteve sociale se pas vaksinimit trupi do të reagojë si një magnet.

Absolutisht asgjë nuk ofrohet si provë se ky pretendim është i vërtetë. Nuk ka asnjë provë se vaksinat me të vërtetë kanë efekt magnetizues. Në mënyrë që përdoruesit e mediave sociale të binden se kjo është e vërtetë, nuk paraqiten prova nga ndonjë hulumtim përkatës i bërë nga institucionet zyrtare ose laborator. Ky është një përfundim personal që nuk bazohet në prova shkencore, por në teori konspirative, të cilat gjithnjë e më shumë po përhapen në rrjetet sociale.

Si “dëshmi” e vetme ofrohet një fotografi e cila është përmbledhje e pesë fotografive, tre prej të cilave janë nga i njëjti person, dhe dy të tjera janë nga një person tjetër dhe tregojnë një çelës të ngjitur në ballë ose në dorë. Kjo është e gjitha “prova”. Vetëm sepse këto foto pretendojnë se vaksina shkakton magnetizëm, është përtej logjikës!

Vaksinimi nuk do ta kthejë trupin tuaj në magnet sepse nuk ka metale në vaksina. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thekson se nuk është e vërtetë që vaksinimi do t’ju bëjë magnetik, përfshirë këtu edhe vendin e vaksinimit, pra krahun. Vaksinat kundër Covid-19 nuk përmbajnë përbërës që mund të krijojnë fushë elektromagnetike në vendin e injektimit.

Por, edhe nëse vaksinat përmbajnë metale, ato nuk do të shkaktonin reagim magnetik. Sasia e metaleve që duhet të gjendet në vaksinë për të tërhequr një magnet është shumë më e madhe se sasia që mund të jetë e pranishme në një dozë të vogël të vaksinës.

Pavarësisht se sa video dhe fotografi në internet keni parë të njerëzve që ngjisin lugë, çelësa dhe produkte të tjera metalike në fytyrat e tyre, magnetet nuk funksionojnë në atë mënyrë. Mbajtja e këtyre mjeteve mund të ketë disa shkaqe që nuk kanë asnjë lidhje me vaksinat, siç është djersa njerëzore. Një objekt, metal ose jo – mund të ngjitet në lëkurën e njeriut edhe për shkak të djersës. Një objekt me sipërfaqe të madhe dhe të sheshtë që ka një zonë më të madhe të kontaktit me lëkurën, ka më shumë të ngjarë të mbetet i ngjitur.

Për të gjitha dyshimet në lidhje me vaksinat, ju duhet të informoheni nga burimet përkatëse dhe të verifikuara. Përbërjen e të gjitha vaksinave që jepen tek ne, si dhe udhëzimet e tyre për përdorim, mund t’i shikoni këtu.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.