Vaksinat nuk shkaktojnë vdekje, e as nuk do ju shndërrojnë në zombi!

Фото: freepik.com

Qesharak dhe absurd është pretendimi se mund të bëhesh i varur nga një vaksinë, dhe është edhe më absurde të thuash se vaksina do ju shndërrojë në zombi! Në postim, pa bazë, pa asnjë dëshmi apo fakt, përhapet frikë dhe panik në mesin e popullatës, duke pretenduar se të vaksinuarit do të vdesin. Është e dëmshme dhe çnjerëzore përhapja e një dezinformate të tillë, kur të gjitha faktet tregojnë se të vaksinuarit janë më pak infektues, dhe ajo që është më e rëndësishme, që nuk zhvillojnë një pasqyrë të rëndë klinike të Kovid-19, shkruan Vërtetëmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook, në të cilin janë shpalosur një numër i madh i të pavërtetave për vaksinat. Postimi me titull „LIRI E DOZUAR, APO VDEKJE E DOZUAR?“ mbështet teoritë e konspiracionit në lidhje me pandeminë dhe pa kurrëfarë faktesh dhe dëshmish shpalos gënjeshtra me të cilat përhap frikë tek popullata.

Tani kemi ardhur në pikën për të cilën kemi shkruar se injeksionet që ju ofrojnë me justifikimin se janë një lloj vaksine, e që janë krejtësisht diçka tjetër, do ju bëhen zakon, do t’ju kthejnë në persona të varur nga injeksionet, në zombie, e ju sërish do qeshni. Mirë, po e qeshura si dhe shkopi ka dy skaje, më të trashin padyshim do e hani ju, ithtarë të mëdhenj të shkencës. Ju gënjyen për testet, ju gënjyen për terapitë, ju gënjyen për injeksionet, duke ju thënë se vetëm ashtu mund të fitoni imunitet, dhe pastaj se keni nevojë për një dozë të dytë, pastaj një dozë të tretë, siç kishte paralajmëruar nga Ministri i vdekjes. Dhe vetëm një ditë para deklaratës së tij se do ketë nevojë për një dozë të tretë për ju minj laboratori, Izraeli si kombi më i vaksinuar në botë paralajmëroi dozën e KATËRT të injeksioneve magjike, a nuk ishin shumë efikase,,, tre të parat nuk ishin mjaftonkan, por ju e dini më mirë. Vë bast që me siguri do të ketë edhe të tjera, shkruan në postim.

Qesharak dhe absurd është pretendimi se mund të bëhesh i varur nga një vaksinë, dhe është edhe më absurde të thuash se vaksina do ju shndërrojë në zombi!

Sipas të gjitha studimeve shkencore vaksina kundër koronavirusit mbron nga format e rënda të sëmundjes. Para se të miratohen për përdorim, vaksinat kundër Kovid-19 duhet t’i plotësojnë standarded më të larta të sigurisë dhe efikasitetit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (ОBSH) e ndjek me kujdes miratimin e të gjitha vaksinave kundër Kovid-19. Edhe pse u zhvilluan në kohë rekord, i gjithë procesi – sistemi për testim, vlerësim të rrezultateve dhe miratim të vaksinave, nuk ishte më pak rigoroz.

Sa i përket asaj se sa doza të vaksinës do jenë të nevojshme deri në fund të pandemisë, këtë për momentin nuk e di askush. Disa vende kanë filluar me aplikimin e dozës së tretë, sidomos për personat me imunitet të kompromentuar.

VAKSINAT NUK JANË EKSPERIMENTALE

Në vazhdim, në postim thuhet:

Për të qenë ironia edhe më e madhe, vetë prodhuesi shpjegon se injeksionet janë në fazën e testimit klinik, gjë që e dëshmon edhe fakti që ju personalisht nënshkruani se e merrni injeksionin magjik në përgjegjësinë tuaj, pasojat e mundshme të të cilit, mes të tjerash janë edhe problemet me zemrën, mpiksja e gjakut, abortet dhe të ngjashme, dhe gjithashtu edhe vdekja.

Edhe ky pretendim është i pasaktë. Vaksinat kundër Kovid-19 nuk janë eksperimentale dhe prodhimi i tyre ka kaluar nëpër disa teste rigoroze për siguri dhe efikasitet me të cilat u dëshmua se ato janë efikase kundër koronavirusit. Pas miratimit nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) si dhe organet rregullatore nacionale, të gjitha vaksinat duhet të kalojnë nëpër tre faza të testimeve klinike. Testimet klinike vërtetojnë sigurinë e vaksinave për përdorim nga persona me sëmundje të ndryshme, por edhe efikasitetin kundër virusit. Rezultatet e testimeve klinike pastaj revidohen nga shkencëtarë të pavarur për të siguruar rregullshmërinë e të dhënave.

Testimet në fazën e tretë dhe aplikimi i tyre në botë konfirmuan se vaksinat janë shumë efikase në parandalimin e simptomave të rënda. Në vazhdim mund ta shihni efikasitetin e të gjitha vaksinave të aplikohen në RMV, sa i përket sëmundjes simptomatike me Kovid-19:

  • Pfizer – Biontec – 95 %
  • Oxford – AstraZeneca – 63 %
  • Sinovac – 51 %
  • Sputnik V – 92 %
  • Sinopharm – 79 %

Ndërsa sipas komunitetit shkencor, simptomat e lehta të raportuara nga personat e vaksinuar (dhimbje, skuqje e lëkurës në vendin e injektimit, dhimbjet e kokës dhe ethe) janë vetëm dëshmi se është aktivizuar sistemi imunologjik.

VAKSINAT MBROJNË

Gjithashtu, ky postim, pa asnjë dëshmi dhe fakte përhap frikë dhe panik në mesin e popullatës, duke pretenduar se të vaksinuarit do të vdesin:

Zërat e atyre që janë shpuar mund të dëgjohen nga e gjithë bota. Përsëri janë të sëmurë. Ata dyshohet se po vdesin nga sëmundja kundër së cilës u vaksinuan. U shndërruan në vatra të lëvizshme të infeksionit. Frika mbeti brenda jush, nuk ju la, edhe pse u tunduat. NUK do e kemi të lehtë ne të pavaksinuarit, por ju të tjerët nuk do të jeni këtu për të parë se çfarë do të ndodhë.

Dhe kjo është e pasaktë. Është e dëmshme dhe çnjerëzore përhapja e një dezinformate të tillë, kur të gjitha faktet tregojnë se të vaksinuarit janë më pak infektues, dhe ajo që është më e rëndësishme, që nuk zhvillojnë një pasqyrë të rëndë klinike të Kovid-19. Sipas një analize të Ministrisë së shëndetësisë në vend, vetëm 15% e personave të vaksinuar me dy doza janë infektuan me koronavirus dhe ata kanë simptoma shumë më të lehta të sëmundjes.

Në periudhën nga 6 deri më 19 gusht, pozitiv me Kovid-19 kanë rezultuar 9.881 qytetarë, nga të cilët vetëm 15% kanë qenë të vaksinuar me dy doza të vaksinës, pra 1,507 persona, që do të thotë se shumica e të sapoinfektuarve janë të pavaksinuar – sipas statistikave dyjavore 8.374 qytetarë. Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk janë të vaksinuar është 91%, ndërsa vetëm 9% janë të vaksinuar me dy doza, informojnë nga Ministria e shëndetësisë.

Duke i pasur parasysh faktet e lartpërmendura – të bazuara në studime dhe analiza të ekspertëve, e vlerësojmë këtë postim si të pavërtetë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari