Vaksinat mARN nuk ndikojnë në ngjyrën e qumështit të gjirit

Фото: commons.wikimedia.org

Postimit i mungon konteksti, pra informacioni i rëndësishëm nga Udhëzimet VAERS se si të interpretohen të dhënat që publikohen në sistem. Raportet në VAERS mund të dorëzohen vullnetarisht nga kushdo, si ofruesit e kujdesit shëndetësor, ashtu edhe pacientët ose anëtarët e familjes. Raportimi i një efekti të padëshiruar në VAERS nuk është dëshmi se shkaktare është vaksina. Testimi i qumështit të nënave që kanë pranuar vaksinën e Pfizer ose Moderna në qumështin e tyre nuk konstatoi prani të mARN. Ngjyra blu e qumështit të gjirit zakonisht është shenjë se qumështi përmban më pak yndyrë, ngjashëm si qumështi i skremuar, shkruan Vërtetmatësi.

Postim në Facebook përhap dezinformata se nënat gjidhënëse, të cilat janë vaksinuar kundër Kovid-19 kanë qumësht blu për shkak të vaksinës së pranuar. Postimi shoqërohet me një video në të cilën prezantohen të dhëna nga sistemi VAERS në Shtetet e Bashkuara. Sipas videos, një grua nga Kalifornia e cila ka pranuar vaksinën Pfizer në VAERS ka raportuar se qumështi i gjirit pas imunizimit i ka ndryshuar ngjyrë, pra se është bërë blu.

Çfarë është VAERS?

Antivakserët shpesh i keqpërdorin të dhënat nga sistemi VAERS për ta penguar procesin e imunizimit kundër Kovid-19. VAERS është pjesë e Sistemit Kombëtar të Monitorimit të Sigurisë së Vaksinave në Shtetet e Bashkuara, i cili udhëhiqet nga Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve  (CDC) dhe Аdminitrata e ushqimit dhe barnave (FDA), që kujdesen për të gjitha çështjet federale që kanë të bëjnë me zbatimin dhe kontrollin e kushteve dhe politikave shëndetësore në SHBA.

Raportet që mund të shihen në videon janë të vërteta dhe të sakta. Në atë faqe mund t’i gjeni vërtet të gjitha të dhënat për vdekjet e raportuara, personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ata që kanë pasur mpiksje specifike të gjakut (trombocitopeni), aborte spontane, reaksione alergjike dhe kategori të tjera. Megjithatë, ajo që nuk thuhet në postimin që po e recenzojmë është fakti se VAERS ofron edhe Udhëzues për interpretimin e të dhënave që publikohen. Këto udhëzime janë theksuar qartë në faqen e parë të uebfaqes së VAERS dhe në të që në fillim thuhet:

Gjatë vlerësimit të të dhënave të VAERS, është e rëndësishme të theksohet se për çdo ngjarje të raportuar nuk është definuar asnjë lidhje shkak-pasojë. Raportet për çdo lidhje midis vaksinave dhe reaksioneve të padëshiruara (reaksionet e mundshme anësore) menaxhohen nga VAERS. Prandaj, VAERS mbledh të dhëna për çdo ngjarje të padëshiruar pas vaksinimit, qoftë aksidentale apo vërtet e shkaktuar nga vaksina. Raportimi i një ngjarjeje të padëshiruar për VAERS nuk është dëshmi që ajo është shkaktuar nga vaksina.

Në një pjesë të veçantë të Udhëzuesit ka paralajmërim që të bëhet kujdes gjatë  interpretimit të të dhënat për këto kufizime të sistemit:

Raportet e VAERS mund të dorëzohen vullnetarisht nga kushdo, përfshirë këtu ofruesit e kujdesit shëndetësor, pacientët ose anëtarët e familjes. Raportet ndryshojnë sipas cilësisë dhe përmbushjes së kritereve të nevojshme. Ata shpesh nuk kanë detaje dhe ndonjëherë mund të kenë informacione me gabime.

Vaksina e Pfizer nuk është e rrezikshme për nënat gjidhënëse

Vaksinat mARN nuk paraqesin kurrëfarë rreziku për nënat gjidhënëse dhe foshnjat, pra nuk ndikojnë në cilësinë e qumështit.

Vaksinat mARN janë pjesë të ARN-së të krijuara gjenetikisht që dërgojnë mesazhe për një pjesë të proteinës spike “S” të virusit SARS-Cov2 dhe janë të vendosura në nanogrimca lipide. Këto nanogrimca janë përzierje mikroskopike në formë sferike të yndyrave të specializuara, kolesterolit dhe polietilen glikolit, që mbrojnë dhe shpërndajnë fillesat e mARN-së në qelizat e marrësit pas injektimit. Pasi të ketë depërtuar në qelizat e personit që ka pranuar vaksinën, lirohet mARN dhe kodi i saj gjenetik përkthehet në proteinat S virale. mARN nuk hyn në bërthamën e qelizës dhe nuk ndryshon ADN-në e qelizës. Këto proteina përpunohen në peptide që shfaqen në sipërfaqen e qelizës, e cila nga ana tjetër stimulon përgjigjen imunologjike antivirale. Asnjë mekanizëm relevant nuk vërteton që proteinat S virale të paprekura, të plota, funksionale pas imunizimit shpërndahen në qumështin e gjirit. Testimi i qumështit të nënave që kanë pranuar vaksinën Pfizer ose Moderna nuk zbuloi mARN në qumështin e tyre.

Çfarë mund ta ndryshojë ngjyrën e qumështit?

Në internet ka shumë artikuj për atë se çfarë mund ta ndryshojë ngjyrën e qumështit. Shumë nëna raportojnë se qumështi i tyre merr nuancë blu kur fëmija i tyre është i sëmurë dhe shumica e lidhin këtë gjë me antitrupat. Megjithatë, nuk ka absolutisht asnjë dëshmi që e vërteton këtë gjë. Ka shumë gjasa që qumështi të ketë nuancë blu kur foshnjat janë të sëmurë për shkak të rritjes së përqindjes së ujit ose rritjes së vëllimit të qumështit të shkaktuar nga ndryshimi i ritmit të të ushqyerit të foshnjës tuaj si rezultat i sëmundjes së tyre, dhe jo për shkak të rritjes së antitrupave.

Qumështi mund të pësojë ndryshime të vogla edhe kur e pomponi atë dhe e ruani në frigorifer. Në frigorifer qumështi i gjirit mund të ndahet në shtresa. Mund të ketë një shtresë kremi të trashë, të bardhë ose të verdhë sipër dhe një shtresë më të hollë të pastër ose blu në fund. Kjo është normale. Thjesht, kur qumështi “rri”, yndyra ngrihet në pjesën e sipërme. Para se ta përdorni atë  thjesht duhet t’i përzieni shtresat duke e shkundur lehtë shishen. Qumështi i gjirit gjithashtu mund të ndryshojë ngjyrën si rezultat i qëndrimit në frigorifer. Qumështi i ngrirë i gjirit mund të duket më i verdhë.

Qumështi blu i gjirit është zakonisht një shenjë se qumështi është me pak yndyrë, ngjashëm me qumështin e skremuarthotë doktor Jessica Madden, një doktor shkencash në Aeroflow Breastpumps.

Nga e gjithë kjo mund të konkludohet se vaksina Pfizer kundër Kcovovid-19 është e sigurt për nënat gjidhënëse dhe foshnjat. Postimi që po e recenzojmë dezinformon sepse manipulon publikun me raporte nga sistemi VAERS. Postimit i mungon konteksti, pra informacioni i rëndësishëm nga Udhëzimet VAERS se si të interpretohen të dhënat që publikohen në sistem.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari