Vaksinat kundër Kovidit nuk janë terapi gjenetike dhe nuk përmbajnë oksid grafeni

Фото: pxhere.com

Postimi përhap të pavërteta se vaksinat përmbajnë oksid grafeni dhe janë terapi gjenetike. Oksidi i grafenit nuk është në listën e përbërësve dhe nuk ka shanse të jetë i pranishëm në vaksinë, tha Allen Majerson, profesor i inxhinierisë kimike në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets. Sipas ekspertit të vaksinave Paul Ofit nga Spitali i Fëmijëve në Filadelfia, pretendimi se vaksinat përmbajnë oksid grafeni është marrëzi e pastër. Gjithashtu, vaksinat kundër Kovidit nuk janë terapi gjenetike sepse nuk janë krijuar për të ndryshuar gjenet. Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve konfirmojnë zyrtarisht se vaksina kundër Kovidit nuk ndërvepron me ADN-në tonë në asnjë mënyrë.

 

 

Me fillimin e vaksinimit kundër Covid-19, fokusi i dezinformatave është zhvendosur nga vetë sëmundja, në përbërjen specifike të vaksinave dhe performancën e tyre. Kështu është edhe ky postim i publikuar në Facebook, i cili pretendon se 99 përqind e përbërjes së vaksinës (nuk specifikohet se cila vaksinë dhe cili prodhues është), është oksid grafeni. Gjithashtu, pretendohet se vaksinat janë “gjenetike”.

Të dy pretendimet janë të pasakta, ndërsa arsyetimin ua prezantojmë në vazhdim.

Fillimisht, okidi i grafenit nuk është në listën e përbërësve në vaksinat kundër kovidit.

Për shkak se kompania kryesore që akuzohet pa bazë dhe pa asnjë dëshmi kimike ose mjekësore se oksidi i grafenit është i pranishëm në vaksina është “Pfizer”, ata dolën dhe zyrtarisht mohuan këto dezinformata.

Përfaqësuesi i Pfizer i për “Associated Press“, tha se vaksina e tyre nuk përmbant oksid grafeni. Studimi, i cili përpiqet të “mbështesë” pretendimin se vaksina Pfizer ka oksid grafeni, nuk është shqyrtuar nga bashkësia mjekësore, as nuk është mbështetur nga Universiteti i Spanjës, Almeri.

Kit Longli, menaxher shkencor i Pfizer, për “Associated Press” tha se ky përbërës nuk ekziston në vaksinën e tyre. E njëjta gjë u konfirmua nga ekspertë kimikë dhe mjekësorë, të cilët nuk kanë lidhje me kompaninë “Pfizer”.

Nuk është në listën e përbërësve dhe nuk ka mundësi që të jetë e pranishme në vaksinë, deklaroi Allen Majerson, profesor i inxhinierisë kimike në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.

Amesh Adaxha, specialist për sëmundje infektive në “Xhon Hopkins”, tha se kishte pasur kërkime mbi përdorimin e mundshëm të oksidit të grafenit në vaksina të tjera, por që dozat nuk ishin aq të mëdha sa të shkaktonin efekt toksik.

Eksperti i vaksinave Paul Ofit, nga Spitali i Fëmijëve në Filadelfia shtoi se pretendimi (se vaksinat përmbajnë oksid grafeni) është marrëzi e pastër.

 

Vaksinat-kovid nuk janë terapi gjenetike

Lidhur me pretendimin se vaksina është gjenetike, nga faktet zyrtare të paraqitura deri më tani, dihet se vaksinat kundër kovidit nuk janë terapi gjenetike sepse ato nuk janë krijuar në asnjë mënyrë për të ndryshuar gjenet tuaja.

Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë e SHBA-së termin terapi gjenetike e definon si teknikë që mund të lejojë mjekët të trajtojnë gjendje duke futur gjen në qelizat e një pacienti në vend që të përdorin ilaçe ose kirurgji. Për shembull, mjekët e terapisë së gjeneve mund të fusin ose zëvendësojnë një gjen të mutuar që nuk funksionon siç duhet, ose të vendosin gjen të ri në trup që do të bëjë diçka për të luftuar sëmundjet.

 

ADN dhe ARN nuk janë të njëjta

Gjeni përbëhet nga ADN dhe shërben si njësi themelore e trashëguar fizike dhe funksionale. Nga ana tjetër mRNA është e ndryshme nga ADN -ja! ARN do të thotë acid ribonukleik. ADN -ja është acid deoksiribonukleik dhe shërben si bibliotekë për udhëzime për prodhimin e proteinave. Kur një qelizë dëshiron të prodhojë një proteinë, ajo përdor ADN-në për të bërë një kopje të mRNA. ADN -ja është në bërthamën e qelizave. Ribozomet nuk janë. Prandaj, mRNA e vaksinave nuk do të hyjë në bërthamën e qelizës, por thjesht do të shkojë në ribozome, të cilat do të prodhojnë proteinën e pikut.

Pra, hyrja e mRNA në qelizat njerëzore nuk ndryshon ADN-në e qelizës njerëzore, dhe nëse këto qeliza shumohen, atëherë mRNA nuk do të përfshihet në informacionin gjenetik të qelizave të reja.

Për më tepër, terapia e gjeneve përfshin bërjen e ndryshimeve të qëllimshme në ADN-në e një pacienti për të kuruar një gjendje gjenetike. mRNA e vaksinave nuk hyn në bërthamën e qelizës dhe nuk ndërvepron fare me ADN-në, kështu që nuk është terapi gjenike.

Terapitë e gjeneve mund të kenë efekte afatgjate sepse ato ndryshojnë përgjithmonë ADN-në e qelizës. Në të kundërt, qelizat mRNA janë gjithmonë kalimtare dhe nuk trashëgohen nga qelizat bija, duke i bërë ato ideale për përdorim në vaksina, gjë që në të vërtetë bëhet.

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjithashtu konfirmon zyrtarisht se vaksina kundër kovidit nuk ndërvepron me ADN-në tonë në asnjë mënyrë:

mRNA nuk hyn kurrë në bërthamën e qelizës ku ruhet materiali gjenetik. Qeliza e zbërthen atë dhe e lëshon atë nga mRNA menjëherë pas përdorimit të udhëzimeve.

Për shkak të argumenteve të mësipërme, postimin ne e konsiderojmë të pavërtetë. Vaksinat nuk janë terapi gjenetike dhe vaksina kundër kovidit nuk përmban oksid grafeni.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari