Vaksinat kundër gripit janë siguruar këtë vit dhe nuk u është “ndryshuar etiketa”
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook që thotë:

Ndryshe nga sa u tha në njoftim, interesi i qytetarëve për vaksinimin falas kundër gripit sezonal po rritet çdo vit, gjë që tregon një ndërgjegjësim në rritje për rëndësinë e mbrojtjes nga gripi, dhe edhe një herë konfirmon rëndësinë dhe nevojën për këtë masë parandaluese. Prandaj, këtë vit Ministria e Shëndetësisë ka blerë një numër edhe më të madh vaksinash sesa vitin e kaluar. Këto janë vaksina katërvalente nga prodhuesi i njohur “Abbott” nga Holanda dhe nuk janë “vaksina etiketat e të cilave janë ndryshuar”.
Për më tepër, deklarata në njoftim se “grupet e rrezikut ishin menduar si grupe të synuara” ose se “vaksinat janë një dhuratë helmuese” është e pasaktë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gripi është një sëmundje serioze që mund të jetë shumë më e rëndë gjatë shtatzënisë dhe mund të jetë e rrezikshme për të porsalindurit dhe gratë shtatzëna.
Vaksinimi kundër gripit gjatë shtatzënisë ndihmon për të mbrojtur foshnjën nga virusi deri sa të bëhet mjaftueshëm e madhe për të marrë vaksinën e vet. Vaksina kundër gripit është e sigurt si për nënën, ashtu edhe për fetusin. Një grua shtatzënë nuk mund të sëmuret nga gripi për shkak të vaksinës kundër gripit, shkruan në faqen e internetit të Institutit për Shëndet Publik.
Gripi është një sëmundje akute ngjitëse e rrugëve të frymëmarrjes, e shkaktuar nga viruset e gripit tip A dhe B, që zakonisht shfaqet në numër të shtuar ose në formë epidemike gjatë periudhës dimërore. Gjatë kësaj periudhe, janë të shpeshta edhe infeksionet nga viruse të tjera respiratore që japin simptoma të njëjta ose të ngjashme me gripin. Gripi është një sëmundje shumë ngjitëse, akute, e shkaktuar nga virusi i gripit, i cili prek sistemin respirator, zakonisht fytin, hundën, rrugët e frymëmarrjes dhe ndonjëherë mushkëritë.
Kjo sëmundje ngjitëse përhapet drejtpërdrejt nga personi te personi tjetër, kryesisht përmes pikëzave të vogla që nxjerr një person i infektuar gjatë kollitjes ose teshtitjes, ose në mënyrë të tërthortë përmes kontaktit me sekrecione respiratore (pikëza) nga një person i sëmurë që ndodhen në duart e tij ose në sipërfaqet dhe objektet që ka prekur. Shumica e njerëzve që sëmuren nga gripi mund të shërohen brenda disa ditësh deri në më pak se dy javë, por disa persona mund të zhvillojnë komplikime (si pneumonia), dhe disa nga këto komplikime mund të jenë të rrezikshme për jetën dhe mund të çojnë deri në vdekje.
Vetë fakti i mungesës së ngrohjes qendrore nuk shkakton grip. Gripi shkaktohet nga virusi i influencës që përhapet nga nga +njerëzit. Megjithatë, qëndrimi në një ambient të ftohtë, pa ngrohje, mund të ketë efekte të tërthorta që e bëjnë dikë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve.
Fakti që fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç vaksinohen kundër gripit, nëse prindërit e tyre tregojnë interes për të duke u regjistruar në faqen e internetit të vaksinimit, nuk do të thotë se ata janë “grupe rreziku të synuara”, por përkundrazi ka arsye mjekësore pse rekomandohet ky vaksinim.
Pa hyrë në pikëpamjet personale që lidhen me procesin zgjedhor që përmenden në njoftim, e vlerësojmë si të pavërtetë në pjesën që lidhet me vaksinat, gripin, origjinën dhe cilësinë e vaksinave (etiketat e tyre nuk ndryshohen dhe nuk lihen pas dore) dhe as nuk është e vërtetë që grupet e rrezikut janë “të synuara”, por për mbrojtje dhe janë të listuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari