Vaksina e “Biontek” nuk është satanike, kjo kompani ka qenë e zhvilluar edhe më herët

Пандемијата со коронавирусот не е лажна, во неа животот го загубија 1.58 милиони луѓе. Сопственикот на БионТек, доктор Угур Сахин, уште во 2016 година со својата сопруга, ја продале нивната фирма „Ганимед Фармасутикалс“ за 1.6 милијарди фунти. Во 2016 година немаше пандемија со Ковид-19 во светот. Компанијата „БионТек“, пак, била многу добростоечка и пред пандемијата со Ковид-19. Минатиот октомври, таа била проценета на 3.4 милијарди долари

Pandemia e koronavirusit nuk është e rreme, vrau 1.58 milion njerëz. Pronari i BionTek, Dr. Ugur Sahin, në vitin 2016 me gruan e tij, shiti kompaninë e tyre “Ganymede Pharmaceuticals” për 1.6 miliardë paund. Në vitin 2016, nuk kishte asnjë pandemi Kovid-19 në botë. Nga ana tjetër, BionTek ishte shumë kompani e pasur edhe para pandemisë Kovid-19. Tetorin e kaluar u vlerësua me 3.4 miliardë dollarë

 

Një postim viral në Facebook pretendon në mënyrë të gabuar se BionTek, bashkë-shpikësi i një prej vaksinave që do të përdoret në të gjithë botën për të luftuar pandeminë Kovid-19, është një kompani e vaksinave satanike. Për më tepër,  keqinformon që pandemia e koronavirusit që ndryshoi tërë rrjedhën e jetës në botë dhe në të cilën 1.58 milion njerëz humbën jetën, është e rreme.

BionTech – Kompania e vaksinave satanike për pandeminë false të kovidit,
Ugur Sabine, ky është pronari, i cili u bë miliarder në kohë pandemie.

Por një kontroll i thjeshtë i fakteve e bën të qartë se pronari i BionTek, Dr. Ugur Sahin, në vitin 2016 me gruan e tij, me të cilën ai ia kushtoi tërë jetën shkencës dhe vaksinave, shiti kompaninë e tyre “Ganymede Pharmaceuticals” për 1.6 miliardë paund. Në vitin 2016, nuk kishte asnjë pandemi me Kovid-19 në botë, por edhe atëherë Dr. Sahin kishte kompaninë e tij farmaceutike, të cilën ai e themeloi para BionTech. Për këtë arsye është keqinformim të pretendohet se ai u bë një miliarder në kohën e pandemisë.

Megjithëse është një nga 100 gjermanët më të pasur, kolegët e tij e përshkruajnë atë si një njeri të qetë dhe të rezervuar, i cili është më i interesuar të lexojë revista mjekësore sesa të kontrollojë sesa janë rritur aksionet e kompanisë së tij.

Pavarësisht arritjeve të tij, ai kurrë nuk ka ndryshuar nga sjellja e tij normale – modest dhe i afrueshëm. Sahin zakonisht hyn në takime biznesi i veshur me xhinse, duke mbajtur një kokore për biçikletë dhe çantë shpine me vete, deklaroi Matthias Kromajer, një anëtar bordi i MIG AG, mjetet e të cilit janë të lidhura me BionTek.

Bëhet fjalë për një shkencëtar i cili ditën e dasmës me gruan e tij, me të cilën ata punojnë së bashku dhe së bashku themeluan kompaninë “BionTek”, ishte në laborator dhe punonte.

Dëshmi shtesë është se edhe para pandemisë Kovid-19, BionTek ishte një kompani e pasur, në tetorin e kaluar, kjo kompani gjermane e bioteknologjisë ishte vlerësuar në 3.4 trilionë dollarë.

“BionTek” është një kompani që operon mbi 12 vjet, u themelua në vitin 2008, dhe përveç Dr. Sahin, në krijimin e saj morri pjesë edhe eksperti austriak i kancerit Kristofer Huber. 

Në artikullin që ne e shqyrtojmë dhe vlerësojmë si të pavërtetë, pretendohet se vaksina e këtij prodhuesi farmaceutik është satanike. Sidoqoftë, nuk ka asgjë satanike në lidhje me këtë vaksinë. Është miratuar tashmë për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar. Përmes Kovaks mekanizmi do të shpërndahet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Agjencia e Barnave tashmë ka konfirmuar se kjo vaksinë nga “BionTek” dhe “Pfizer” nuk përmban asnjë përbërës me origjinë shtazore.

Si pasojë, të gjitha pretendimet se vaksina është satanike, se Dr. Sahin u pasurua nga pandemia dhe se është një pandemi e rreme, janë të pavërteta .

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.