Ura midis Karposh 4 dhe Zlokuqanit ende nuk është ndërtuar
Premtimi: Ljubljanska përmes Vardarit, urë e re për Karposhin dhe Shkupin!
Hapim qasje direkte për banorët e Karposhit deri në qendrën e ardhshme klinike dhe Bardovci. E vazhdojmë “Ljubljanskan” me urë mbi Vardarin dhe e lidhim atë me rrugën “Skupi” dhe bulevardin “Sllovenia” që lidh Çairin, Butelin dhe Gazi Babën, në mini-unaze në qendër. IE zvogëlojmë bllokimet rreth “City Mall” me qasje të drejtpërdrejtë në pjesët e largëta të qytetit dhe autostradës.
[Burimi: Programi zgjedhor i Petre Shilegov – “Jetë për të gjithë në Shkup!” (fq.38) – data: tetor, 2017]
ARSYETIMI:
Vazhdim të rrugës “Ljubljanska” me një urë mbi Vardarin në lagjen Karposh 4, premtoi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, në fushatën për zgjedhjet lokale (tetor 2017). Ky premtim i Shilegov, i deklaruar në programin e tij zgjedhor, “Jetë në Shkup për të gjithë!”, fq.38, është i parealizuar.
Ura që duhet të lidhë rrugët “Ljubljanska” dhe “Skupi”, dhe përmes bulevardit “Slloveni” të lidhë Komunën e Karposhit me Çairin, Butelin dhe Gazi Babën, ende nuk është ndërtuar dhe sipas njoftimeve të autoriteteve të qytetit duhet të jetë gati deri në fund të vitit 2023.

Kryetari Shilegov verën e kaluar njoftoi në Facebook se projekti për urën e re në Karposh 4 ka përfunduar, dhe në fund të vitit 2020 ai njoftoi se gjatë këtij viti (2021) do të fillojë ndërtimi i saj.
Kohët e fundit (11 korrik 2021) Shilegov nënshkroi marrëveshje me Qeverinë dhe TAV, e cila mundëson realizimin e projektit për urën e re në Vardar. Vlera e kontratës është 382.5 milionë denarë me TVSH, dhe afati është viti 2023.
“Funksionimi i qetë i trafikut dhe zvogëlimi i bllokimeve është një nga prioritetet e qytetit. Kjo është arsyeja pse, përveç punës në urën “Mihajlo Apostolski” në bul. ASNOM, fillojnë punët edhe për një urë tjetër që do të lidh dy pjesë të qytetit. Ndërtimi i kësaj ure do të lidhë rrugën “Ljubljanska” dhe bul. Ilinden me rrugën “Skupi” në Komunën e Karposhit. Ura është planifikuar të ketë 4 korsi, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët e rrugës. Gjatësia e përgjithshme e rrugës është 940 metra ndërsa gjatësia e urës është 113 metra”, njoftoi Qyteti i Shkupit.
Përndryshe, marrëveshja e nënshkruar nga Shilegov është në përputhje me Vendimin e Qeverisë për rishpërndarjen e fondeve nga koncesionari TAV, të cilat fillimisht ishin të destinuara për ndërtimin e një aeroporti ngarkesash në Shtip në vlerë totale prej 35 milion eurove, me të cilat fillon realizimi i 99 projekteve infrastrukturore në 75 komuna.
Pra, duke pasur parasysh se ura duhet të ndërtohet dhe është planifikuar të përfundojë në 18 muaj – deri në fund të vitit 2023, me çka tejkalohet mandati i kryetarit Shilegov, i cili përfundon në dy muaj – në tetor të këtij viti, këtë premtim e vlerësojmë të parealizuar.
BURIME:
- Programi zgjedhor i Petre Shilegov – „”Jetë për të gjithë në Shkup!” (fq.38): (tetor 2017) [Kontrolluar më: 13.08.2021]
- Tajm.mk (04.07.2021): Gati projekti për urën e re nga Karposh 4 deri në rrugën Skupi, deri në fund të vitit do të fillojmë me ndërtimin, thotë Shilegov -[Kontrolluar më: 13.08.2021]
- Veçer (04.07.2021):Shilegov: Përfundoi projektimi i urës së re në mes Karposhit dhe Zlokuqanit./VIDEO [Kontrolluar më: 13.08.2021]
- Faqja zyrtare e Qytetit të Shkupit (28.12.2020):ШShilegov: Në 2021 fillojmë me smart cyti, sistemin brt të tramvajit pa binarë, urën e re në Lubljanska dhe përfundojmë me urën në ASNOM [Kontrolluar më: 13.08.2021]
- Tajm.mk (11.07.2021): ГQyteti i Shkupit paralajmëron ura të reja në mes lagjeve Karposh 4 dhe Zlokuqan [Kontrolluar më: 13.08.2021]
- 360 shkallë.mk (11.07.2021): (ВИДЕО)(VIDEO) Qyteti i Shkupit: Është mundësuar ndërtimi i urës së re që do të lidh Karposh 4 dhe Zlokuqanin [Kontrolluar më: 13.08.2021]
- Fajqa zyrtare e Qytetit të Shkupit (11.07.2021): Qyteti i Shkupit paralajmëron urë të re në mes lagjeve Karposh 4 dhe Zlokuqan Kontrolluar më: 13.08.2021]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari