Ukraina nuk vazhdon të derdhë gjak për shkak të Mbretërisë së Bashkuar, por për shkak të Putinit
Mbretëria e Bashkuar në fillim të prillit njoftoi një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 510 milionë euro, por jo sepse dëshiron që lufta të vazhdojë, por për t’i ndihmuar Ukrainës të mbrohet nga sulmet brutale të Rusisë, të cilat duket qartë se nuk ndalen, edhe pse Rusia pretendohet se po bën negociata për paqe. Dëshmi për këtë është edhe masakra që Rusia kreu me sulmin me raketa në Sumy më 13 prill 2025, ku humbën jetën 32 persona, përfshirë dy fëmijë. Më 7 maj Rusia sulmoi Kievin me dronë dhe raketa vetëm disa orë para armëpushimit tre-ditor që e shpalli Putini për nder të 9 majit, Ditës së fitores mbi fashizmin, ku humbën jetën të paktën dy persona.
Po analizojmë një postim në Facebook që thotë:
Në historinë e njerëzimit, thuajse çdo popull që ka bashkëpunuar me britanikët ka përjetuar sfida të mëdha. Në historinë moderne perëndimore, nuk ka shumë figura që kanë shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe përçarje sa Britania e Madhe.
Për shkak të tyre, Ukraina vazhdon të vuajë dhe të derdhë gjak pa nevojë! A nuk mësuam asgjë nga përvojat tona në Belomorje të Maqedonisë? A jemi normal?
Narrativa që Europa dhe Perëndimi kanë filluar luftën në Ukrainë dhe se vendet perëndimore duan që lufta të vazhdojë dhe të derdhet më shumë gjak, nuk është e re dhe vjen drejtpërdrejt nga kuzhina e Kremlinit, që përpiqet të amnistojë veten për invazionin ushtarak, duke e quajtur atë “operacion ushtarak special”.
Mbështetja për Ukrainën është në përputhje me të drejtën e saj për vetëmbrojtje. Nuk është e saktë të thuhet se BE-ja apo ndonjë shtet evropian e ka provokuar invazionin ushtarak, e aq më pak që shtetet evropiane duan që lufta të vazhdojë.
Rusia nisi luftën kundër Ukrainës pa u kërcënuar nga Ukraina apo ndonjë shtet tjetër në Evropë. Më 24 shkurt 2022, trupat ruse filluan sulmin ndaj Ukrainës me urdhër të presidentit Putin, i cili në orët e hershme të mëngjesit shpalli “operacionin ushtarak special” pavarësisht paralajmërimeve nga liderë botërorë se kjo mund të çojë në luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945.
Sulmit i parapriu vendimi i presidentit rus Putin më 21 shkurt 2022 për njohjen e pavarësisë së të ashtuquajturave republika popullore në Donteskut dhe Luhanskut, të cilat që nga viti 2014 janë nën kontrollin e separatistëve prorusë. Ky vendim i Putinit i mundësoi atij të dërgojë drejtpërdrejt njësi ushtarake ruse në Ukrainën Lindore, ku tashmë po ndodhnin përleshje të herëpashershme mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë.
Pasi Rusia e sulmoi Ukrainën, kjo e fundit filloi të mbrohej, sepse qytetarët e Ukrainës nuk pranojnë të pushtohen territorialisht nga Rusia. Në këtë po ndihmohet nga shtetet perëndimore.
Britania e Madhe në fillim të prillit njoftoi një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë prej mbi 510 milionë euro, por jo sepse dëshiron që lufta të vazhdojë, por për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga sulmet brutale të Rusisë, të cilat është e qartë se nuk ndalen edhe pse gjoja Rusia po zhvillon disa bisedime për paqe.
Dëshmi për këtë është masakra që Rusia kreu me sulmin raketor mbi Sumy më 13 prill 2025, ku u vranë 32 persona, ndër ta dy fëmijë. Më 7 maj, Rusia e sulmoi Kievin me dronë dhe raketa, disa orë para armëpushimit triditor që e shpalli Putini me rastin e 9 majit, Ditës së Fitores kundër fashizmit, ku humbën jetën të paktën dy persona.
Më 18 maj, Ukraina njoftoi se Rusia kishte kryer sulmin më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit të saj të plotë, i cili ishte i drejtuar ndaj disa rajoneve, përfshirë edhe Kievin, ku u vra një grua.
Putini dha idenë që të mbahen bisedime midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, pasi më parë nuk e pranoi propozimin e krerëve evropianë të shteteve dhe qeverive, si dhe të presidentit ukrainas Zelensky, për të shpallur një armëpushim 30-ditor më 12 maj. Në vend të kësaj, ai i propozoi Ukrainës që bisedimet e drejtpërdrejta midis Kievit dhe Moskës të vazhdojnë “pa kushte” më 15 maj në Stamboll.
Pas kësaj, Zelensky propozoi të takohej drejtpërdrejt me Putinin në Stamboll, por Putini e refuzoi këtë.
Në bisedime u ra dakord vetëm që Kievi dhe Moska të bëjnë një shkëmbim të ndërsjellë të 1.000 të burgosurve.
Nga kjo është e qartë se Putini nuk ka ndërmend ta ndalë luftën, dhe për këtë flet edhe fakti që më 1 prill ai nënshkroi një dekret për mobilizimin pranveror, me të cilin urdhërohet thirrja në shërbim ushtarak e 160.000 qytetarëve në periudhën nga 1 prilli deri më 15 korrik – që është numri më i madh i rekrutëve në Rusi që nga viti 2011.
Thirrja pranverore për një vit shërbim ushtarak vjen disa muaj pasi që Putini deklaroi se Rusia duhet ta rrisë ushtrinë e saj në pothuajse 2.39 milionë ushtarë, duke përfshirë edhe rritjen e numrit të personelit aktiv në 1.5 milionë, që përfaqëson një shtim prej 180.000 ushtarësh gjatë tre viteve të ardhshme.
Se si Putini e refuzon marrëveshjen e paqes për Ukrainën, të iniciuar nga Trump, duke vazhduar me sulmet ndaj civilëve, mund të lexoni në analizën e detajuar të Vërtetmatësit.
Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë, gjë që dëshmon se kjo shtet është për paqe në Ukrainë, e jo për vazhdimin e luftës, siç pretendon publikimi që po e analizojmë.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, më 15 maj në Tiranë, pas bisedimeve në Stamboll ndërmjet Kievit dhe Moskës, bëri thirrje për paqe në Ukrainë, duke e akuzuar Rusinë për “zvarritje dhe lojëra politike”.
Prej disa muajsh tashmë, Ukraina është e qartë sa i përket armëpushimit. Putini ishte agresori dhe ai po e pengon paqen – kjo është Rusia dhe ky është Putini. Kjo është dëshmi për atë që thashë: Putini është ai që po i tërheq gjërat drejt përkeqësimit, tha Starmer në lidhje me mospjesëmarrjen e presidentit rus Vladimir Putin në bisedimet për paqe në Turqi.
Nga gjithçka e përmendur më sipër, mund të përfundojmë se publikimi që po e analizojmë është i pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari