U rindërtua salla e sportit në SH.F “Përparimi” në Çegran
ARSYETIM:
Gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2014, në Çegran të Gostivarit, nga Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzad Bejta, u premtua që do të bëhet ndërtimi i sallave sportive në këtë vend. Edhe në Platformën politike, përshihej edhe rindërtimi i sallës së sportit në Sh.F. “Përparimi”, në fshatin Çegran, Gostivar. Projekti duhej të përfundonte përgjatë periudhës 2013-2017. Projekti “Rikonstruimi i sallës së sportit në SH.F “Përparimi”, në fshatin Çegran, deri më tani (10.10.2016) është realizuar plotësisht.
Në mars të vitit 2013, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, premtoi se në mandatin e ardhshëm (2014-2018), do të vazhdojë me ndërtimin e Gostivarit, e veçanërisht në ndërtimin e sallave sportive.
Më 21 tetor 2014, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, bashkë me udhëheqësit e disa institucioneve lokale dhe qendrore nga fshati Çegran, promovoi rikonstruimin e sallës së sportit në shkollën fillore “Përparimi” në fshatin Çegran.
“…Ashtu siç u kemi premtuar banorëve të Çegranit, drejtorit, mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, ne e bëmë rregullimin e sallës. Komuna e Gostivarit ka ndarë afro 10 mijë euro…”. (burimi: TV Globi)
Në sallën e sporteve është bërë lyerja e sallës, lyerja e dyerve dhe dritareve, rregullimi i dyshemesë, instalimi elektrik dhe ndriçimi dhe rregullimi i nxehjes. (burimi: Shërbimi Informativ, Komuna e Gostivarit)
Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mundë të konstatojmë që projekti “Ndërtimi i sallës sportive në SH.F ‘Përparimi’, fshati Çegran (Gostivar)”, është realizuar plotësisht.
BURIME
- Platforma politike e Bashkimit Demokratik për Integrim, faqe 307;
- |11.03.2013| Tubimi i BDI ne Çegran (marrurr më 10.10.2016);
- |21.10.2014|Përurohen punimet në Sh.F Përparimi në Çegran (Televizioni Globi, Gostivar, marrurr më 10.10.2016);
- |21.10.2014| Është rikonstruuar salla e sportit në SHF “Përparimi” në Çegran, investimi 10 mijë euro (Shërbimi për Informin, Komuna e Gostivarit, marrurr më 10.10.2016);
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari