U ndërruan dritaret në Sh.F “Goce Delçev”, Gostivar

Projekti: Ndërrimi i dritareve në sh.f. “Goce Dellçev”, Gostivar. Me realizimin e këtij projekti pritej që për 1700 nxënësit e kësaj shkolle të ndjekin mësimin në një objekt me nyje të reja sanitare, dyer dhe dritare të ndërruara si dhe çati të re. 

ARSYETIM:

Në Platformën promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), faqe 822/30, Zgjedhjet 2014, në sferën e arsimit në nivel të komunave, u premtua projekti ‘Ndërrimi i dritareve në sh.f. “Goce Dellçev”‘, Gostivar. Afati i fundit për realizimin e projektit ishte viti 2018. Deri më tani (30.09.2016), projekti ‘Ndërrimi i dritareve në sh.f. “Goce Dellçev”, Gostivar është realizuar plotësisht.

Projekti filloi të realizohet më 12 korrik 2014, atëherë kur filloi heqja e dritareve të vjetra. Në përurim të nisjes së punimeve, ishte i pranishëm dhe Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Projektit parashihej të zgjaste deri në nëntor të vitit 2014, ndërsa ndërrimi i dritareve duhej të bëhej para fillimit të vitit shkollorë, gjegjësisht, në muajin shtator (2014). (burimi: Zhurnal.mk)

“Do bëhet ndërrimi i gjithë dritareve nëpër klasat dhe nëpër zyrat ku është duke punuar administrata, drejtori dhe zyrat e arsimtarëve. Me ndërrimin e dritareve ne do të bëjmë edhe kursimin e energjisë dhe fëmijët, punonjësit dhe mësimdhënësit do të kenë kushte shumë më të mira se më herët”. (burimi: Profm)

Më 22 tetor 2014, u përfunduan punimet. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, bashkë me drejtorin e shkollës, Sasho Shareski, zëvendësdrejtorin Sefer Elmazim, promovuan investimet në këtë shkollë.

”Ne si komunë e përgatitëm projektin, ndërsa me mjetet të Ministrisë së Arsimit e rregulluam ngrohjen qendrore ashtu siç e kanë të rregulluar shkollat tjera. Ky projekt kushtoi 35 mijë euro. Në këtë shkollë, gjithashtu, ne si komunë në bashkëpunim me shoqatën Drita, shfrytëzuam projektin prej 76 mijë euro dhe bëmë ndërrimin dritareve të vjetëruara me dritare të reja. Në total, në shkollën Goce Dellçev janë investuar mbi 110 mijë euro”.

Nga e gjithë kjo, sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mund të përfundojmë që projekti ‘Ndërrimi i dritareve në sh.f. “Goce Dellçev”- Gostivar, është realizuar plotësisht.

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.