U mbajtë konferenca ndërkombëtare “E-Shoqëria”me temë verifikimi i fakteve dhe ndikimi i teknologjive të reja mbi gazetarinë

esociety-featuredLajmet e rrejshme të paraqitura si fakte, fiksimi si realitet dhe (keq)përdorimi i parimeve dhe standardeve mbi të cilat qëndron gazetaria ishin tema e 12 e konferencës ndërkombëtare “E-shoqëria.mk”: “Kontrolli i fakteve dhe ndikimi i teknologjive të reja mbi gazetarinë”, e cila u mbajt me 31.01.2017 me organizim të Fondacionit “Metamorphosis”. Në konferencë u bisedua për vlefshmërinë e kontrollit të fakteve në mediume edhe nga aspekti luftës kundër lajmeve të rrejshme si dhe aspekti i respektimit të standardeve në gazetari. esociety3

Servisi për kontroll të fakteve në mediume është një mjet i shkëlqyer për edukim të qytetarëve që të njohin informacionet e vërteta dhe cilësore, edhe me atë të sjellin demokratizim të shoqërisë, tha Bardhil Jashari, drejtori i Fondacionit “Metamorfozis”. 

Drejtori i misionit USAID në Maqedoni, Xhejms Stajn tha se kategoritë lajme, fakte, funksion, propagandë, gjithmonë e më shumë ngatërrohen dhe gjithmonë e më i rëndë mund të bëhet dallimi mes tyre në botë. 

Shkrimi mediatik është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë, ndërsa mediumet etnike na ndihmojnë që të kuptojmë mjedisin në të cilin jetojmë. Maqedonia nuk përbën përjashtim edhe për atë Servisi për verifikim të fakteve ka funksion edhe më të rëndësishëm. Duke mbështetur Servisin ne e mbështeti gazetarinë e pavarur, kredibile dhe të saktë, si dhe gazetari e bazuar në fakte dhe respektim të standardeve gazetareske – tha Stajn. 

esociety41Kryetari i Komisionit për ankesa pranë Këshillit në Mediume në Maqedonis Mirçe Adamçevski deklaroi se sipas përvojës nga ankesat të cilat arrin deri te Këshilli, etika në mediume përkeqësohet. Përmes 70 përqind të të gjithë ankesave kanë të bëjnë me mosrespektimin e rregullit bazë gazetaresk për kontroll të saktësisë së informacionit. Përkrah asaj shembujt janë të shumët për shkelje të rregullit për respektim të privatësisë, gjuhës së urrejtjes, përzierjes së fakteve me komente. Servisi për verifikim të fakteve në mediume të fondacionit “Metamorfozis” që nga fillimi i ekzistimit të saj ka publikuar rreth 4.000 tekste të tipit të recensioneve, analizave, leksioneve gazetareske. Qëllimi kryesor i servisit, sipas drejtorit programues të “Metamorfozis” Filip Stojanovski dhe redaktorit Vlladimit Petreski, është promocion i shkrimit mediatik, dhe me të edhe vetëdija më e lartë dhe njohja te qytetarët që të kërkojnë nga mediumet përgjegjësi dhe standarde mediatike. esociety5Përvoja nga rajoni na projektet e njëjta të mbështetura nga USAID, si dhe si shembull të sajteve mediatike “Istinomjer” nga Bosnja dhe Hercegovina dhe “Istinomer” nga Serbia, vetëm se vërtetojnë vlerën e ekzistimit të serviseve të atilla kontrolluese për ngritje të shkrimit mediatik dhe standardeve gazetareske, si dhe për dallimin e gënjeshtrës nga e vërteta, lajmit nga fiksimi. Përkrah tyre, përmes videolidhjes ishte i pranishëm edhe Petar Pomeranvec, eksperti britanez për mediume, ndërsa me videoporosi u drejtua edhe Aleksios Mancarlism drejtor i Rrjetit ndërkombëtar për verifikim të fakteve. Në pjesën e dytë të konferencës u mbajtën dy punëtori paralele, ndërsa e gjithë ngjarja mundej që të ndiqet përmes http://vozivo.mk/. Konferenca është organizuar në korniza të Projektit të USAID për përforcimin e mediumeve në Maqedoni, me komponentë “Servisi për verifikim të fakteve nga mediumet”, i implementuar nga Fondacioni “Metamorfozis”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.