U bë praksë të sulmohet me pjesë të prera të audio regjistrimeve

Shkruan: Ubavka Janevska

Portali Svest.mk në 25 qershor publikoi një audio material me kohëzgjatje prej 20 sekondash në të cilin dëgjohet një diskutim i flaktë dhe në të cilin dëgjohet zë femre. Titulli i tekstit është ,,Velesin po e trondit një skandal i rëndë! Drejtori i Qendrës së shëndetit publik keqtrajton një punonjës! (audio).

Sipas publikimit të portalit të cilin po e recenzojmë, zëri i përket drejtoreshës së Qendrës së shëndetit publik në Veles, doktoreshës Anastasija Ivanova. Nuk janë publikuar prononcime të të involvuarve, edhe pse nga teksti mund të vihet në përfundim se janë të njohur për autorin e tekstit (i bën të njohur emrat). Gjithmonë kur ka konflikt mes mes dy palëve, ka edhe dy anë të ngjarjes.

Sipas demantit të drejtoreshës Ivanova, audio regjistrimi nuk është bërë në kohën kur ajo është emëruar si drejtoreshë, por gjashtë muaj më parë kur ka qenë udhëheqëse e departamentit për veprimtari laboratorike. Ajo gjithashtu shton se audio regjistrimi është më i gjatë nga ç’është publikuar dhe se në vijim është një procedurë gjyqësore për këtë ngjarje.

,,E keni kuptuar gabim përmbajtjen e audio regjistrimit, sepse kur ai tashmë ekziston dhe ju është dërguar nga punonjësja në Qendrën e shëndetit publik në Veles, është dashur ta publikoni në tërësi dhe ta dëgjoni me kujdes. Kërkoj nga Ju të publikoni edhe se punonjësja e provokoi zënkën me mua, ajo mu kërrcënua dhe më sulmoi verbalisht, në mënyrë të pahijshme dhe jo kolegiale. Zënka ndodhi pasi unë në rolin e shefes, por jo në atë të U.D. Drejtor, por vetëm si udhëheqëse e Departamentit për veprimtari laboratorike i bëj vërejtje laborantes për gabime dhe lëshime në punën e saj të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë reflektohen në punën e këtij institucioni shëndetësor publik dhe shëndetin publik të qytetarëve. Provokimi i zënkës, ofendimet dhe nënvlerësimi nga ana e saj ndodhi në prani të katër kolegëve, pra dëshmitarëve, por kjo nuk është në interes të këtij demanti, por bën pjesë si dëshmi në procedurën gjyqësore” u shkruan doktoresha Ivanova atyre të cilët e publikuan lajmin.

Publikimi i këtyre regjistrimeve është ,,terren jostabil” nga aspekti se ato gjithmonë mund të vendosen në një kontekst ndryshe nga ai që në të vërtetë ka ndodhur, përmbajtja e regjistrimit mund të jetë lëndë e një procedure gjyqësore private dhe thjesht gjithmonë ekziston mundësia ato të mos jenë të plota, me çka si rezultat do jetë edhe interpretimi i gabuar i tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy). Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис и National Endowment for Democracy или нивните партнери.

Your email address will not be published.