Trump vitin e kaluar në shkurt tha se COVID-19 do të zhduket në prill të vitit 2020, jo këtë vit
Kemi një postim në Facebook që është një kombinim i “klikbait” dhe mungesës së kontekstit (missing context) në mënyrë që të tërheq vëmendjen dhe klikimet. Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha në fillim të vitit të kaluar, në shkurt, se virusi do të zhdukej në prill, me ngrohjen e motit, por ai i referohej prillit të vitit të kaluar, 2020, jo prillit të këtij viti.
Postimi në rrjetin social Facebook, i cili përmban video dhe një njoftim shumë të shkurtër, manipulon datën e deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Teksti në postimin e botuesit të shkathët të statuseve të ngjashme me pseudonimin “Mike Tyson”, i publikuar më 24 shkurt 2021, bëhet viral me reagime të shumta të përdoruesve, duke pretenduar se Trump tha se virusi ndoshta do të zhduket në prill:
TrumpVirusi do të zhduket, me shumë siguri në prill

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari