Transporti me taksi në Shkup nuk do të bëhet më i shtrenjtë

Фото: skopje.gov.mk

Transporti me taksi në Shkup nuk do të shtrenjtohet, sepse një iniciativë e tillë nuk është dorëzuar në qytetin e Shkupit. Informacioni është spekulim dhe është përgënjeshtruar nga Grupi i Taksistëve

Po analizojmë një postimFacebook që tregon se transporti me taksi në Shkup do të bëhet më i shtrenjtë.

Nga Vlahe në Qendër për 250 denarë – a është më i shtrenjtë transporti me taksi në Shkup?, thuhet në postim.

Publikimi shpërndau edhe një artikull në të cilin theksohet se taksiistët në Shkup kërkuan rritje të çmimit të shërbimeve taksi, për shkak se çmimi aktual nuk ishte ndryshuar për 11 vjet, gjë që sipas tyre tashmë ishte e papajtueshme me kushtet aktuale ekonomike

Ata propozojnë që çmimi fillestar, ose i ashtuquajturi start, të jetë 60 denarë, ndërsa çmimi për çdo kilometër të kaluar të jetë 35 denarë. Përveç kësaj, parashikojnë çmim prej 480 denarë për një orë pritje në vend, për të mbuluar shpenzimet kur automjeti ri ndizurr pa lëvizje, thuhet në artikull.

Teksti i referohet deklaratës së vetëm një taksisti, por nuk ka asnjë deklaratë nga një shoqatë apo grup zyrtar i taksive që përfaqëson të gjithë taksistët.

Një lajm i tillë është raportuar edhe nga një pjesë e madhe e mediave.

Kjo ka qenë arsyeja që Grupi i Operatorëve të Taksisë të mohojë lajmin. Nga aty kanë hedhur poshtë kategorikisht informacionet se ka ndonjë iniciativë për rritjen e çmimit të shërbimeve taksi. Kryetari i grupit, Sasho Rajçanovski, ka treguar se informacionet e tilla që kanë dalë në media nuk janë të sakta dhe mund të shkaktojnë shqetësim të panevojshëm te qytetarët.

Taksistët nuk kanë dorëzuar kërkesë në Këshillin e Qytetit të Shkupit për rritjen e çmimeve, sepse për momentin nuk ka asnjë bazë. Tarifat janë rregulluar dy vite më parë, kur kemi futur tre tarifa të ndryshme për taksitë. Tashmë të gjithë drejtuesit e mjeteve lëvizin sipas tarifës së dytë. Nëse një kompani dëshiron të kalojë në tarifën e tretë, më të lartë, mund ta bëjë këtë duke ndryshuar çmimoren në veturë, sqaron Rajçanovski për “Sloboden Peçat” dhe shton se informacionet që sot qarkullojnë në disa media, ndoshta janë bërë nga një taksisti joformal që nuk di të punojë me taksimetër fiskal.

Nga të gjitha sa u tha më lart, mund të konstatojmë se transporti me taksi në Shkup nuk do të bëhet më i shtrenjtë, sepse një iniciativë e tillë nuk është dorëzuar në qytetin e Shkupit. Informacioni është spekulim dhe është përgënjeshtruar nga Grupi i Taksistëve. Prandaj, ne e vlerësojmë postimin si të pavërtetë.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.