Transparencë është të përgjigjesh edhe kur nuk të pyesin

FireShot-Screen-Capture-131-kurir_mk_makedonija_vest-crop-resize

[Recension i tekstit:

Ristovski paralajmëroi shumë gjëra pozitive për studentët dhe të rinjtë]

Është joprofesionale që një medie të bëjë senzacion nga komunikimi i një ministri të një resori shumë të rëndsësishëm me 273 fansa në Facebook dhe ta paraqesë atë si politikan transparent, për shkak se është përgjigjur në një numër të madh pyetjesh. Ku është interesi publik në gjithë këtë turlitavë në FB? Nëse i shihni pyetjet që iu parashtruan ministrit, ato kanë të bëjnë me probleme personale dhe individuale të tipit, kur do të punësohem, kur do të arrijnë bursat, a do të ketë participim për këtë ose atë…

FireShot Screen Capture #131 - 'Ристовски најави многу позитивни работи за студентите и младите' - kurir_mk_makedonija_vestLinku deri te artikulli origjinal: Ristovski paralajmëroi shumë gjëra pozitive për studentët dhe të rinjtë

Data dhe koha e publikimit: 08.04.2014, 17:23

Data e recensionit: 09.04.2014

Recensues: Аleksandar Pisarev

HI NË SY

Është e qartë, dhe shumë e tejdukshme se i gjithë koncepti është bërë në dobi të spinimit për ministrin e përmendur dhe partinë e tij. “U dha përgjigje në numrin më të madh të pyetjeve, ndërsa qytetarët më së shumti u interesuan për hapjen e studimeve të reja të disperzuara, për bursat, për lëndët e obligueshme në shkollën e mesme… Këto janë fushat ku deri tani janë bërë reformat më të mëdha, e të cilave në programin e VMRO-DPMNE-së për periudhën 2014-2018 u është kushtuar vëmendje e madhe”. 
Para disa ditësh pensionistët ishin “forca shtytëse” e vendit, e tani ata janë studentët: “Të rinjtë dhe studentët në Maqedoni janë forcë shtytëse e shtetit… mund të presin të kenë të enjte të lirë kur do të kenë transport falas, transport publik dhe hekurudhor falas… të shkojnë në shtëpitë e tyre… shkuarje në kinema, teatër”… porosia e autorit që nuk është nënshkruar nën këtë “reklamë për ministrin” është e qartë, gjithsesi, këtë mund ta presin vetëm nëse votojnë për VMRO-DPMNE-në.

 

TRANSPARENCA ËSHTË QËNDRIM POLITIK, JO PËRGJIGJE QË JEPET NË NDONJË PYETJE

Transparencë dhe vënie në dispozicion të qytetarëve të informatave dhe pjesëmarrja e tyre në punën e institucioneve shtetërore janë postulatet kryesore të Bashkimit Evropian drejt së cilës kemi aq shumë dëshirë të shkojmë. Bazën e punës transparente duhet ta ndërtojmë vetë, e në këtë rol të madh duhet të luajnë edhe mediat, por gjithsesi, jo në këtë mënyrë dhe jo të shoqëruar me fotografi të madhe të ministri nga shtabi partiak: “Мinistri Ristovski u apeloi qytetarëve edhe në periudhën e ardhshme që pyetjet e tyre t’i shkruajnë në faqen e tij në Facebook, ndërsa ai do ta vazhdojnë praktikën e të qenit i hapur dhe transparent në komunikimin me qytetarët”…

Baza e qeverisë, ministrisë, ministrit, vetëqeverisjes lokale transparente qëndron në atë që qytetarët, si tatimpagues, me kohë t’i marrin të gjitha informatat relevante dhe të kenë qasje në punën e organeve shtetërore, e jo të informohen vetëm kur do të kërkojnë përgjigje në ndonjë pyetje konkrete. Kjo nuk është udhëheqje transparente dhe media duhet ta dijë këtë dhe ta tërheqë vërejtjen për atë.

Sipas nenit 14 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, gazetari është dashur të sigurojë edhe distancë profesionale nga subjekti politik.

 

PYETJE PA PËRGJIGJE

Sipas asaj që mund të shihet në ueb-faqen zyrtare të ministrit të përmendur “transparent” (www.mon.gov.mk) nuk ka përgjigje në shumë pyetje, e as në ato të cilat qytetarët dhe mediat ia kanë parashtruar disa herë, për shembull: “si ndodhi që pajisja që ishte e dedikuar për laboratorin shkencor-kriminalistik të Fakultetit për siguri të përfundojë, në vend në procesin arsimor, në MPB, si dhe pse pajisjet e tilla që janë blerë me para evropiane përfunduan në Universitetin në Shtip ku nuk ka Katedër për kriminalistikë?”

Me teknologjinë bashkëkohore sot në internet mund të jenë në dispozicion të gjitha informatat për punën e organeve shtetërore. Në ueb-faqen zyrtare të ministrisë në krye të së cilës është ministri i përmendur, nuk ka asgjë as për furnizimet publike, siç nuk ka as informata për çfarë qëllimi janë harxhuar, sipas Llogarisë përfundimtare për buxhetin e vitit 2012, 146.336.636 denarë nga gjithsej 284.351.000 denarë të ardhuar nga donacionet e Ministrinë për arsim dhe shkencë ose për çfarë qëllimi Мinistria ka marrë hua me vlerë prej117.631.470 denarësh. Transparenca në punë është njëra nga karakteristikat kryesore të pushtetit të përgjegjshëm dhe për këtë arsye ekzistojnë ueb-faqet zyrtare, ndërsa faqja na FB duhet, megjithatë, të shërbejë më tepër për argëtim të ministrit dhe të 9.435 fansave të tij, e jo si burim zyrtar për mediat.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.