Trajanovski: Si u miratua PGJU i vitit 2012

 

Pas zbardhjes së aferës nga ana e LSDM-së, sipas të cilës kryeministri Nikolla Gruevski ka blerë tokë në Vodno, duke u fshehur pas firmave të regjistruara në shtete offshore, dhe për atë është ndryshuar Plani Detal Urbanistik (PDU) i komunës Qendër dhe Plani Gjeneral Urbanistik (PGJU) i qytetit të Shkupit, kryetari i qytetit të Shkupit u mundua me deklaratë ta mbrojë veprimin e tij.

 

Коце Трајановски, градоначалник на Град Скопје. Фото: skopje.gov.mk
Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit. Foto: skopje.gov.mk

Në vazhdim është e deklarata e plotë:

Së pari dua të them se deklaratat e dhëna janë të pasakta. Qyteti në mënyrë maksimalisht transparente e miratoi Planin Gjeneral Urbanistik. Plani paraprak ishte miratuar në vitin 2002, tani jemi në vitin 2012. PGJU është miratuar në bashkëpunim me të gjitha komunat në qytetin e Shkupit, me Organizata joqeveritare, me institucione profesionale dhe shkencore, kështuqë kishte një transparencë të madhe gjatë miratimit të atij plani – deklaroi kryetari në përgjigje të pyetjes së gazetarëve „Si ka ndihmuar që funksionarët qeveritarë të VMRO-DPMNE-së të marrin parcelat e dëshiruara në Vodno?

[Burimi: A1on.mk, Data:17.03.2015]

 

Arsyetim:

Nga kjo deklaratë fitohet përshtypja se miratimi i Planit Gjeneral Urbanistik ka kaluar pa probleme dhe pa kundërshtime më të mëdha, si dhe është realizuar bashkëpunim i gjërë dhe debat publik. Por, a është vërtetë kështu? Fillimisht, dyshime ngjall fakti që Trajanovski nuk përmend asnjë nga këto „Organizata joqeveritare”, as edhe ndonjë „institucion profesional apo shkencor”, dhe nuk na jep shembull për gjoja “transparencën e madhe në miratimin e këtij plani”.

Nga ana tjetër, ajo që mund të gjejmë nëpër medie , në periudhën e miratimit të këtij PGJU, shfaq një pasqyrë komplet ndryshe, gjegjësisht sugjeron një mori kundërshtimesh edhe atë pikërisht prej atyre „institucioneve profesionale dhe shkencore” për të cilat Trajanovski thotë se me bashkëpunimin e tyre është miratuar plani.

Menjëherë pas miratimit të PGJU, më 06.09.2012, ka reaguar Asociacioni i arkitektëve që ka kërkuar ndalim të menjëhershëm të realizimit të tij.

Këtu është një pjesë e tekstit të TV Telma  i ruajtur në internet. Teksti nuk është në arkivin e televizionit, por është i ruajtur në Dejli.mk. (shih foton)

 

gup

Në vazhdim keni reagimin edhe në formë tekstuale:

Të ndalohet menjëherë miratimi i Planit Gjeneral Urbanistik të Shkupit, bën thirrje Asociacioni i arkitektëve. Ata kërkojnë të mbahet një diskutim profesional për rregullim cilësor të Qytetit. Dinamika e miratimit është tepër e shpejtë dhe po tejkalohen disa procedura të rëndësishme. Danica Pavllovska, kryetar i Asociacionit thotë se ekzistojnë dy fakte të rëndësishme për shkak të të cilëve PGJU nuk mund miratohet pikërisht tani – nuk është bërë regjistrimi i popullsisë, por edhe nuk është bërë Plani hapsinor për kryeqytetin.

Para, por edhe pas miratimit të PGJU kanë reaguar edhe nga LSDM-ja, ku është prononcuar këshilltarja Sofija Kunovska.

A1on.mk transmetoi reagimin e LSDM-së për diskutimin e djeshëm (06.09.2012. ) mes kryetarëve të komunave dhe ekspertëve në lidhje me planifikimin hapsinor të Shkupit. Ata thonë se kjo është një tentativë e kryetarit Koce Trajanovski për të larë nga vetja përgjegjësinë që ka për shkeljen e procedurave gjatë miratimit të Planit Gjeneral Urbanistik për Shkupin.

Kanë reaguar edhe ekspertët, edhe pse Trajanovski ka deklaruar se të gjithë kanë qenë për.

Dnevnik të datës 01.10.2012 për PGJU reagon edhe Aljosha Shopar nga Sektori për planifikim dhe rregullim të hapsirave, i cili sqaron se janë përdorur të dhëna demografike nga Studimi demografik i përgatitur nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike.

Kanë reaguar edhe nga PDM, nga ku, siç përcjell Dnevnik, kanë pyetur se sa sipërfaqe të gjelbërta janë paraparë me planin e ri dhe kanë reaguar për qarkoren jugore në Vodno për të cilën kanë theksuar se rrezikon të depërtojë më thellë në zonën e mbrojtur të parkut-pyllit.

Linqe:

 

Vlerësoi : Vllado Gjorçev

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari