Top 5 premtimet ekologjike të parealizuara nga Shilegov, kryetar i Komunës së Shkupit

Foto: Меtа

 

Edhe pse kanë kaluar dy prej katër viteve të mandatit në krye të kryeqytetit të vendit, babai i qytetit të Shkupit, Petre Shillegov, ka një listë të gjatë të premtimeve të parealizuara të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor. Duke pasur parasysh se Shkupi është rajon aglomeracioni, sipas të gjithë llogaritjeve, tashmë përfshinë një të tretën e vendbanimit të Maqedonisë, por edhe se Shkupi vazhdimisht është një prej qyteteve më të ndotur në Evropë dhe më gjerë, këto rezultate janë larg pritshmërive të qytetarëve.

Ata janë shumë larg premtimeve parazgjedhore të numëruara në Programin Zgjedhor të Petre Shillegov, si dhe për detyrimet që janë zotuar se do t’i realizojnë, duke u nënshkruar në listën me 39 kërkesa të Koalicionit O2, i përbërë nga më tepër iniciativa qytetare ekologjike gjatë kohës së zgjedhjeve lokale në vitin 2017.

Vitin e kaluar Shillegov u lavdërua se “prej 39 masave për luftën kundër ndotjes, në vitin e kaluar janë realizuar 17, ndërsa 12 kanë filluar, ndërsa pesë nuk janë nën kompetenca të komunës dhe pesë janë të parealizuara”. Përsëri, në Numëruesin politik zyrtarë, i cili gjendet në faqen e “Ajri im”, ku monitorohet realizimi i 39 masave kundër ndotjes, ndërsa të dhënat merren drejtpërdrejt nga shërbimet e Qytetit të Shkupit, qëndron se është realizuar vetëm një prej 39 kërkesave, ndërsa 19 kanë filluar të realizohen. Numëruesi politik me 2 janar Shillegovit ia numëruan 800 ditët në karrigen e të parit të Komunës.

 

1. QYTET PA SMOG

“Zgjidhja e problemit me ndotjen në Shkup parashikojmë të përfundojë përgjatë mandatit, me zgjidhje sistematike”, premtoi mes tjerash, Petre Shillegov në fushatën parazgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2017. Në fund të vitit 2019, Jani Makraduli, zëvendësministër i Mjedisit Jetësor, doli në opinion me të dhëna, sipas të cilave ndotja e ajrit në Shkup vitin e kaluar ka qenë më e vogël në krahasim me vitit e tjera, fal suksesit të masave të cilat i ka ndërmarr qeveria në nivel lokal dhe qendror. Përsëri, aj menjëherë u demantua nga aktivisti qytetar (Gorjan Jovanovski, Moj vozduh dhe O2 Iniciativa).

Ata duke shfrytëzuar të dhënat e njëjta në dispozicion nga stacionet matëse në shtet se në vitin 2010 dhe në vitin 2012 vlera e grimcave PM10 në disa pjesë të Shkupit (Rektorat, Milladinovski) në muajin Janar kanë qenë më të vogla se vlerat në vitin 2018 dhe 2019, ndërsa dallim drastik ka kur krahasohet me muajin tetor. Kështu, në vitin 2010 dhe në vitin 2015 niveli i grimcave PM 10 në të gjithë stacionet matëse në Shkup mesatarisht ka qenë më i ulët se i atyre në vitin 2019. Arsyeja e mossuksesit qëndron edhe në faktin se një pjesë e masave të paralajmëruara në Kryeqytet, si subvencione për inventar në amvisëri dhe ndryshim të sistemit të ngrohjes së institucioneve publike, të cilat kanë qenë pjesë e “Planit për ajër të pastër” të Qeverisë së Zoran Zaev dhe deri në fund të vitit 2019, nuk janë realizuar që të mund të ndikojnë në rezultatet.

Ndotja enorme e cila po ndodh në Shkup vitet e fundit, kah fundi i vitit 2019 në dy kthesa nxori në rrugë mijëra qytetarë që të protestojnë nëpër rrugët e Shkupit, duke kërkuar ajër të pastër, dhe prej protestave doli edhe e ashtuquajtura “Kriza e gjelbër” me rreth 100 kërkesa për Qeverinë për menaxhim me problemet ekologjike.

2. SHKUPI – KRYEQYTET I GJELBËR DERI NË VITIN 2021

Një prej premtimeve më atraktive dhe më kontroverse të kryetarit të Komunës së Shkupit ishte ai i kandidimit të Shkupit si Kryeqytet i gjelbër Evropian të cilin e ndanë Komisioni Evropian, Shillegov e dha në vitin 2018, duke konkurruar me 21 qytete, në mesin e të cilëve edhe Budapesti (Hungari), Lile (Francë), Strasburg (Francë), Tiranë (Shqipëri) dhe Vuesteros nga Suedia. Shkupi hyri në mesin e tetë qyteteve të cilave u është pranuar kandidatura për titullin “Qyteti i gjelbër i Evropës”.

Ky hap i Shillegov u përqesh nga eko-aktivistët, të cilët e pyetën Shillegov se çka është Shkupi – Kryeqytet i gjelbër ose qytet i torturuar, duke pasur parasysh se kryeqyteti vuan për shkak të një numri të madh të problemeve ekologjike dhe përveç ndotjes së ajrit ballafaqohet edhe me humbje të madhe të gjelbërimit, për shkak të ndërtimeve të mëdha gjatë kohës së Qeverisë së mëparshme. Në vend të Shkupit, Kryeqytet i gjelbër për vitin 2021 u shpall qyteti finlandez Lahti.

Kryetari i Shkupit në vitin 2019 humbi pikët politikë në të cilat mbështetje, duke pasur parasysh se kandidaturën e tij e bazoi në programin e “gjelbër” zgjedhor me të cilin thuhet se “mbrojmë hapësirën e gjelbër urbane nga uzurpimi”, pikërisht për shkak se në Shkup nuk ndodhi “bumi i gjelbër” i njoftuar. Nga njoftimi deri te realizimi jo i plotë i lirimit të qindra drunjve të robëruara, të kapur nga betoni dhe asfalti, të cilën është dashur ta bëj në bashkëpunim me Fakultetin e Pylltarisë pranë UKIM, deri te zgjidhja ideore zhgënjyese e çatisë së gjelbër të QQT, në të cilën ka shumë pak gjelbërim, ndërsa më tepër ka begatona dhe pajisje urbane.

Edhe në vitin 2019 u zhvendos realizimi i korridoreve të gjelbra në Serava dhe Lepenec të cilat Shillegov vazhdimisht i premton që nga viti 2017.

3. ZGJIDHJE MODERNE TË TRAFIKUT PËR SHKUPIN 

Shillegov në vitin 2019 nuk arriti të realizojë asnjë premtim për Shkupin si qytet me transport publik me autobus elektrik, me konvertimin e autobusëve naftë në autobus ekologjik me gaz. Eko-autobusët janë paralajmëruar që në vitin 2018 nuk u realizuan as edhe në vitin 2019, edhe pse u tha ashtu. Së pari, prej 40 eko-autobusëve të njoftuar të cilët do të duhet të përmirësojnë situatën e tanishme të flotës së tanishme të NPK me autobus me gaz, u bën 33, ndërsa ardhja e tyre, sipas Shillegov pritet në Shkurt të këtij viti.

Ra edhe ideja për subvencionimin e autobusëve privat për adaptimin me autobusët ekzistues me motor me karburant ekologjik për të cilën Qyteti i Shkupit kishte ndarë 20 milion denarë. Thjeshtë, edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar, asnjë transportues nuk ka shfaqur interes.

Një vit prej kur zyrtarisht shpalli se punohet në projektin – tramvaji i qytetit, kryetari i Komunës së Shkupit, para vitit të ri njoftoi edhe zyrtarisht fillimin e punëve ndërtimore të rrjetit të tramvajit, por më pas nuk doli me informacione se kjo me të vërtetë ka ndodhur. Por, për këtë, u ngrit shumë pluhur rreth idesë për formimin e një zone këmbësorësh në qendrën e qytetit për të cilën Shillegov dha dritë jeshile – me çka i gjithë komunikacioni u drejtua kah rruga e ngushtë Dame Gruev në afërsi të Ministrisë së Financave, zgjerimi i të cilët kërkon shkatërrimin e një sipërfaqe të gjelbër përgjatë rrugës dhe rrënimit të një pjese të ndërtesës.

 

4. DO TË MBROJMË VODNON 

Do t’jua kthejë Vodnon shkupjanëve. Vodno përsëri do të jetë mushkëri e qytetit tonë”, ju tha shkupjanëve kryetari i ardhshëm i Komunës, Petre Shillegov, në tubimet parazgjedhor në vitin 2017. Mbrojta e Vodno qëndron në programin e tij zgjedhor dhe aty njoftohet se “do të caktohet linja kufitare të reja mbrojtëse prapa të cilave gjelbërimi do të mbetet i pacënueshëm dhe do të mbrojë qytetin, Këto linja mbrojtëse nuk do të mund të anashkalojë objektet kohore, pajisjet urbane dhe burimet e ngjashme të përfitimit”.

Por, në vitin 2018 Shillegov së pari lejoji linjën e gazit të kalojë nëpër zemrën e parkut-pyllit Vodno, pas protestave të ekologjistëve ai deklaroi se ai siguron për mbrojtjen e malit. Qeveria atëherë premtoi edhe ligj special për mbrojtjen e Vodno. Përsëri, në vitin 2019, në Studimin për rivlerësimin e parkut-pyllit Vodno me aminin e Komunës u vizatuan kufij të rinj në Vodno dhe është ulur shkalla e mbrojtjes.

Ligji nuk u miratua, ndërsa nuk krye edhe pyllëzimi i planifikuar për të cilën edhe REM kishin ndarë një milion denarë si kompensim për dëmin e bërë gjatë realizimit të gazsjellësit. Në vend të kësaj, Shillegov në mediume foli për “zbukurimin” e Vodno edhe “urbanizimi” e tij me ndërtimin e akction-parqeve dhe shtigje biçikletash..

 

5. MENAXHIMI ME DEPONITË E EGRA, MBETURINAVE HISTORIKE DHE IMPLEMENTIMIN E INSPEKTIMIT EFIKAS 

Largimi i deponive dhe pengimi i formimit të kontrolli të rregullt komunal, vendosjen e sistemit të kamerave të cilat mbulojnë fushëgropën e Shkupit 24 orë për çfarëdo lloj djegie, intervenim të inspektoratit dhe policisë për ndalimin e djegies së mbeturinave dhe ndotjes së ajrit, ishin premtiet e Shillegov  në vitin 2017 që u zotua se do t`i realizojë. Edhe pse në vitin 2019 në disa raste organizoi aksione për pastrimin e deponive të egra, mes të cilave edhe atë më të madhe në mes e lagjeve Shtuo Orizare dhe Vizbegovë, kah fundi i verës promovoi edhe fushatën “Raporto ndezjen e barërave”, Shillegov nuk arriti të menaxhojë me problemin e deponimit ilegal dhe ndezjen e mbeturinave në zonën e Qytetit të Shkupit, as nuk u vendos inspektim 24 orësh në terren.

Rehabilitimi i më tepër pikave ekologjike qëndron në mesin e 39 premtimeve me të cilat kryetari i Komunës së Shkupit, filloi mandatin në vitin 2017. Mbulimi i deponive me lindanin në OHIS, deponia te ish fabrika “Godel”, zgjyra te Hekurudha, zgjedhja e problemit me ish deponinë Vardarishte dhe xeherorja e bakrit në minierën në Radush u gjenden në mesin e kërkesave të shoqatës ekologjike. Një pjesë e tyre, sikurse problemi me lindanin në OHIS, për shkak të seriozitetit u bë detyrim i shtetit, por pikat tjera të zeza ekologjike mbetën në llogarinë e kryetarit të Komunës së Shkupit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.