Ton ofendues dhe shëmbëllim i pashijes
[Recension: Mesihu i fshatit nga Murtinoja: Zoti më mori prej fushe dhe më dërgoi në këtë rrugë (VIDEO)]
Lexuesve u është ofruar përmbajtje që ka për qëllim ta përqeshë liderin e rLSDM-së, Zoran Zaev. Tendenca e këtillë vërehet që në titull, i cili ka ton ofendues dhe paraqet shëmbëllim të pashijes.
Linku deri te artikulli origjinal: Mesihu i fshatit nga Murtinoja: Zoti më mori prej fushe dhe më dërgoi në këtë rrugë (VIDEO)
Data dhe koha e publikimit: 17.04.2014, 12:41
Data e recensionit: 18.04.2015
Recensuese: Оlivera Vojnovska
NË VEND TË INFORMIMIT, PËRQESHJE
Bëhet fjalë për një material të shkurtër prej disa fjalësh thumbuese që janë shkruar për ta nënçmuar shefin e opozitës. Për këtë qëllim është shfrytëzuar paraqitja e tij në një televizion të Ohrit (16 prill 2015), me ç’rast nga intervista pothuajse njëorëshe e Zaevit është prerë një pjesë prej dhjetë sekondash, me të cilën ai qëllimisht vendosen në kontekst përqeshës.
“Unë jam një njeri nga fshati Murtino, në Strumicë. Para rreth njëzet vitesh e punoja fushën, me siguri Zoti nuk më largoi prej fushave dhe të më sjellë këtu që thjesht të më lë në mëshirën e askujt.”
E në fakt bëhet fjalë vetëm për fragment prej dy fjalish nga përgjigja e gjerë e Zaevit (prej minutës 31:13 deri në minutën 34:50 të video-materialit) në pyetjen e udhëheqëses (prej minutës 31:08 deri në minutën 31,12 të video-materialit): ” … a ndjen reperkusione për shkak të publikimit të bombave dhe a është penduar ndoshta në ndonjë moment që e ka filluar gjithë këtë?” Ku Zaevi, në mes tjerash, thotë (minuta 31:18 e video-materialit) se gjatë gjithë kësaj periudhe, pushteti i ka përdorur të gjitha mekanizmat kundër tij dhe familjes së tij, mirëpo asnjëherë nuk ka arritur ta largojë nga dëshira që të jetë opozitar i fuqishëm dhe të luftojë për të mirën e vendit.
“…Dhe nuk e di se çka më kurdisin për çdo ditë. Le të kurdisin. Zoti të më japë mend dhe të më ruajë që ndonjëri nga këto plane qëllimkëqia të mos u realizohet. Mirëpo, edhe sikur të realizohen, ndonjë arrestim, apo sikur të ndodhë diçka tjetër, unë jam i pari në mes të të barabartëve. Ka njerëz të tjerë që do ta vazhdojnë procesin, ai protokol është përgatitur që para Vitit të Ri (2015), nuk ka ikje prej kësaj.” (prej minutës 33:28 deri në minutën 33:50)
“…Kështu që nuk ka ikje nga e vërteta, e vërteta ështo ajo. E kjo që ndodh është nder i madh, mesiguri i dhënë nga Zoti. Unë jam njeri nga fshati Murtino, në Strumicë. Para rreth njëzet vitesh e punoja fushën, me siguri Zoti nuk më largoi prej fushave dhe të më sjellë këtu që thjesht të më lë në mëshirën e askujt. Unë eci sinqerisht dhe i udhëhequr me siguri në rrugën e tij me zemër krejtësisht të hapur dhe e di se do ta arrijmë qëllimin.” (prej minutës 33:50 deri në minutën 34:50)
Mirëpo, është e qartë se ky material jokorrekt qëllimisht fokusohet vetëm në pjesën prej dhjetë sekondash – prej minutës 34:29 deri në minutën 34:39 të video-materialit. Njëkohësisht, shtrembërohet ajo që është thënë, manipulohet dhe përqeshet Zaevi. Qasje kjo e cila është në kundërshtim me standardet e gazetarisë së drejtë etike, të cilat parashohin që gazetarët gjatë transmetimit të informata të jenë të sinqertë, objektivë dhe të saktë, t’i përmbahen të vërtetës dhe të insistojnë ta pengojnë shtrembërimin e lajmeve. Në këtë rast, me siguri, shumë më e fuqishme ka qenë dëshira që të nënçmohet lideri opozitar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari