Toka është shitur, stacion të autobusëve nuk ka
Projekt:Ndërtim i stacionit bashkëkohor të autobusëve në Ohër. Përshkrim: Në lokacionin e stacionit të tanishëm të autobusëve do të ndërtojmë stacion të ri bashkëkohor, i cili do t’i plotësoj tl gjithë standardet e kësaj fushe dhe do të jetë vepër e njohur infrastrukturore, me të cilën do të njihet komuna jonë Mjete: 60.000.000,00 denar Burime të financimit: Buxheti i komunës dhe NPP afati 2013-2016
ARSYETIME
Ky premtim,pjesë e programit zgjedhor të kryetarit të komunës së Ohrit, Nikolla Bakreçevski për zgjedhjet lokale të vitit 2013, në pjesën ” Urbanizmi dhe mjedisi jetësor” (faqe 36)
Premtimi për ndërtimin e stacionit të ri bashkëkohor të autobusit në Ohër, Bakraçeski e dha me 02.02.2013, gjatë kohës së prezantimit të programit të tij zgjedhor në konventën partiake e cila u mbajt në Qendrën e kulturës “Grigor Prliçev” në Ohër.
Si pjesë shtesë e programit, janë të parapara objekte kapitale të cilat qytetit do t’i japin një tjetër dimension. Do të investojmë në objekte të njohura dhe të nevojshme siç është ndërtimi i një stacioni ndërkombëtar të autobusëve…
Me 06.05.2015 në mediume u publikua informacioni që është nënshkruar marrëveshje mes Komunës së Ohrit dhe kompanisë së transportit Ta ” Delfin Turs” e cila është bërë pronare e tokës në të cilën do të ndërtohet stacioni i autobusit dhe që ajo do të ndërtohet më së voni për katër vite, që është shumë më tepër nga afati i theksuar në program.
Objekti do të ndërtohet në hapësirë prej 12000 metër katror. Është parashikuar objekti të këtë katër kate dhe nën kulm. Pas nënshkrimit të sotshëm të marrëveshjes, në afat prej 30 ditësh, investitorët e ka detyrim që të punoj sipas projektit sipas të cilit do të realizohet ndërtimi. Investitor e ka obligim të siguroj dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim në afat prej një viti, ndërsa në afat prej dy deri katër vitesh ta përfundoj realizimin e projektit, gjegjësisht ta ndërtoj stacionin e autobusit dhe ta lëshoj në përdorim.
Me 26.01.2016 , pоrtali Republika, duke u thirrur në informacione nga portali Ohrid 1, publikoi fotografi nga një nga planet e TA “Delfina turs” për atë si do të duket stacioni i autobusëve në Ohër.
Sipas disa planeve që janë të mundshme, do të ndërtohet një objekt ultra modern, i cili përveç pjesës së peronave ku do të vijnë dhe shkojnë autobusët, do të ketë edhe një qendër tregtare dhe përmbajtje të tjera të parashikuara për objektin,
Socialdemokratët nga Ohri, me 09.92,2016, duke akuzuar Gruevskin dhe Bakraçeskin që çojnë politik e cila e bëri Ohrin lider në shpërnguljen e të rinjve, mes tjerash, reaguan që nuk ka asgjë nga ndërtimi i stacionit ndërkombëtar të autobusëve
Krimi dhe korrupsioni i VMRO-DPMNE-së tërësisht e kanë kapluar Ohrin, ndërsa rilindja ekonomike dhe zhvillimi i Ohrit janë transformuar në ngecje ekonomike të qytetit dhe në ikjen e madhe të të rinjve të shkolluar në vitet e fundit, vlerëson partia opozitare. Prandaj mungon ndërtimi i zonës ekonomike për zhvillim përpara fshatit Leskoec, as në lokacionin e përcaktuar më vonë Maucker, e cila është një deponi e madhe në të cilën hidhen mbetje ndërtimore dhe mbeturina nga i gjithë qyteti. Mungon ndërtimi i stacionit bashkëkohor i autobusit. U shit toka dhe aq…
Gjatë kërkimit në faqet për kërkim në internet nuk mund të gjendet informacion që është filluar ndërtimi i stacionit të ri të autobusëve në Ohër. Nëse e marrim parasysh edhe informacionin që, me nënshkruesin e marrëveshjes për ndërtim të stacionit në maj të vitit 2015, investitori e ka marrë për sipër të ndërtoj për afat prej 2 deri 4 vitesh, që do të thotë më herët deri në vitin 2017, ndërsa afati i përcaktuar në programin e Bakraçeskit është 2016, mund të nxjerrim konkluzionin që ky premtim i tij është jo konsekuent.
Burime:
- Program zgjedhor për zgjedhje lokale të VMRO-DPMNE-së (2013-2017 Vepra të reja për përparim të ri, vepra të reja për Ohër më të mirë (Qasur: 08.04.2016)
- Ohridnews (02.02.2013): Bakraçiski deklaroi ndërtim të garazheve, autostradës,qendër tregtare, pishinë olimpike најавува изградба … (Qasur: 08.04.2016)
- Оhridnews (06.05.2013): Stacioni i ri i autobusëve do të ndërtohet më së voni për katër vite (Qasurо: 08.04.2016)
- Republika (26.01.2016) Delfina turs do të ndërtoj stacion të ri autobusësh dhe qendër të re tregtare (fotografi) (Qasur: 11.04.2016)
- Ohrid 1 (25.01.2016) Delfina Turs do të ndërtoj stacion autobusësh dhe qendër tregtare në Ohër (Qasur: 11.04.2016)
- Мета (09.02.2016): LSDM: Politika e Gruevskit në Ohër e bën Ohrin lider të shpërnguljen e të rinjve (Qasur: 08.04.2016)
Vlerësuar nga: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari