Titull tendencioz që nuk korrespondon me përmbajtjen e ofruar
[Recension: Gjuajtje në Studeniçan: Persona me unfiorma të maskuara sulmojnë në rrethinën e Shkupit]
Bëhet fjalë për përpjekje që nga një buletin klasik policor të bëhet artikull senzacionalist, i cili mund, e ndoshta edhe ka pasur për qëllim, të shkaktojë shqetësim, e madje edhe panik te një pjesë e publikut. Problemi kryesor është te titulli, i cili nuk është aspak adekuat. Ky është një shembull për titull tendencioz që nuk korrespondon me përmbajtjen e ofruar.
Linku deri te artikulli origjinal: Gjuajtje në Studeniçan: Persona me unfiorma të maskuara sulmojnë në rrethinën e Shkupit
Data dhe koha e publikimit: 17.04.2015, 07:12
Data e recensionit: 20.04.2015
Recensues: Vlladimir Mirçeski
SENTACIONALIZËM QË DUHET TË SHESË SULM TË ARMATOSUR NGA BULETINI POLICOR
Senzacionalizëm: (Veçanërisht në gazetari) është prezantimi i tregimit, ngjarjes në mënyrë që ka për qëllim të provokojë interesim të publikut ose еmocionim në llogari të precizitetit: senzacionalizëm mediatik.
Pikërisht këtë e kemi në rastin konkret – të shkaktohet interesim i shtuar i publikut, mirëpo në llogari të saktësisë. Po, është e vërtetë se ka pasur ngjarje në afërsi të Shkupit ku disa persona të maskuar kanë ndaluar dhe kanë plaçkitur një grup emigrantësh nga Siria. Domethënë, bëhet fjalë për plaçkitje klasike,e jo për, siç sugjeron titulli, vepër të mundshme rebeluese ose terroriste. Konkretisht, dikush ka dashur të përfitojë në mjerimin e emigrantëve edhe ashtu të rraskapitur nga Lindja e Afërt, të cilët transitojnë nëpër vend dhe t’ua “mbledhë” edhe ato pak para që u kanë mbetur në rrugën drejt vendeve perëndimore. Mirëpo, punët kanë shkuar keq për sulmuesit, për shkak se viktimat kanë reaguar dhe kanë arritur të mbrohen. Domethënë, në aspekt përmbajtësor materiali nuk ka problem. Mangësia kryesore është konstruksioni i titulli, i cili më tepër i karakterizohet me senzacionalizëm se sa me vërtetësi, informim dhe precizitet. Thënë thjesht, është përdorur titull që nuk ka lidhje me tekstin. Në teorinë gazetareske titulli ka disa funksione: të informojë, shkurtimisht te tregojë qëllimin e përmbajtjes, t’i tërheqë lexuesit dhe t’i fusë në një lloj “avanture” të leximit dhe të mendimit. Mirëpo, në këtë rast, duket sikur qëllimi ka qenë publikut tepër të futet në “avanturë”, dhe nga plaçkitja e zakonshme ngjarja është shndërruar në “sulme në rrethin e Shkupit”. Është e vërtetë se titulli i konstruksionit ndonjëherë duhet të “zbukurohet” që teksti të shitet më lehtë, mirëpo kjo assesi nuk guxon të bëhet në llogari të së vërtetës.
Thënë të vërtetën ky material është pastër “copy-paste”, ose më saktë “vjedhje” e lajmit me “titull jashtëzakonisht të keq”, mirëpo kjo assesi nuk e zvogëlon fajin e atij që ka vendosur thjesht ta përcjellë informatën me një titull jashtëzakonisht tendencioz dhe joadekuat. Ja se si e kanë bërë këtë një pjesë e mediave, në përputhje me standardet e vendosura:
“Plaçkitës kanë sulmuar sirianë në Studeniçan të Shkupit e pastaj janë mposhtur”
“Emrigrantët e kanë rrahur plaçkitësin që ka gjuajtur ndaj tyre”
Titulli, sa mund ta përmirësojë, aq mund edhe ta prishë përshtypjen e përgjithshme për një artikull, diçka që i ka ndodhur pikërisht këtij teksti.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari