Тitull tendencioz dhe fotografi për “vallëzim dhe çekanë”

 

Shkruan: Biljana Dimko

Po recenzojmë një tekst me titull tendencioz dhe fotografi tendencioze, që të lënë përshtypjen se në njëfarë mënyre numri i shtuar i rasteve të reja me COVID 19, që arriti 241 raste brenda një dite, ka të bëjë me Zaevin dhe Filipçen. Titulli është „VALLËZIMI I „ÇEKANËVE“ VAZHDON: 241 raste të reja nga 1 700 teste, 8 të vdekur!

Titulli i tillë lë përshtypjen se ka shumë gjasa që autori të jetë frymëzuar nga deklarata të cilën e ka dhënë Zaevi në lidhje me strategjinë e ,,çekanit dhe vallëzimit me virusin”.

Sipas kësaj tragjedie në fillim zbatohen masa të rrepta që të mund të fitohet një periudhë kohore sa më e gjatë për zbulimin e vaksinës dhe përgatitjen e kapaciteteve spitalore, e pastaj vijon lehtësimi i tyre.

Bëhet fjalë për një titull tendencioz me komente,  ndërkohë që teksti në të vërtetë prezanton statistikat ditore të Ministrisë së shëndetësisë për numrat e rasteve të reja, pacientëve të shëruar dhe numrin e personave të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID 19 në vend.

Edhe krahas faktit që vetë teksti është vetëm statistikë ditore e bilansit ditor, në titull shihet një anshmëri. Në një deklaratë tjetër të dhënë nga Filipçe, ai sqaron se ky numër ditor paraqet variacion gjatë një dite dhe është si rezultat i numrit të rasteve të reja në fabrikat e tekstilit në Shtip.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy). Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис и National Endowment for Democracy или нивните партнери.